Futboll Kategoria Superiore Sport

KTHIMI I MARTINIT NË KRYE TË TEUTËS/ Reagon Hasanbelliu: Ai vetëm kishte paraqitur dorëheqjen, por…

Edi Martini është rikthyer sërish në krye të stolit të Teutës. Vendimi është marrë sot në mbrëmje nga presidenti i Teutës, Edmond Hasanbelliu. Tre ndeshjet e fundit të durrsakëve e kanë bërë të reflektojnë kreun e klubit kampion dhe në fund ka marrë vendimin surprizë.

“Po, është e vërtetë. Edi Martini do të rikthehet të drejtojë Teutën. Pata një kohë reflektimi këto ditë dhe mendoj se është kjo zgjidhja më e mirë për skuadrën”, tha presidenti i Teutës ekskluzivisht për “Panorama Sport”.

Më tej ai ka shpjeguar edhe të ardhmen e Arapit, i cili pak kohë më parë u emërua në krye të stolit duke zëvendësuar shkodranin Martini. “Arapi do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit të Teutës dhe do të rikthehet në pozicionin e drejtorit sportiv. Gjithçka është e qartë. Fundja Martini vetëm sa kishte paraqitur dorëheqjen, ne nuk thamë që ia pranuam atë… (qesh)”, ishte batuta e presidentit të kampionëve të Shqipërisë, Edmond Hasanbelliu.

Related posts

ARRIHET MARRËVESHJA/ Barcelona siguron futbollistin e Premier League me parametra zero, ja emri…

Delo.autor

Manolas: Nevojitet mentalitet fituesi, Nainggolan e kuptoi gabimin

Q.Autor

E BUJSHME/ Karriera e Totit jetëzohet në film, ja kandidati kryesor që do e interpretojë (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment