Futboll Sport

NDIZET MERKATO/ Javë vendimtare për MBAPPE, POGBA, MARIANO, KUADRADO…

Të premten më 31 gusht, në orën 23:59, merkatoja mbyllet në Spanjë dhe ora shkon kundër shumë ekipeve që ende kanë detyra shtëpie për të bërë.

Siç ndodh zakonisht në këtë kohë, në qendër të vëmendjes janë Real Madrid dhe Barcelona, të cilat presin deri në minutën e fundit për të kryer operacione të rëndësishme, por ata nuk janë të vetmit. Sevilla dhe Betis, ndër të tjera, gjithashtu do të jenë protagoniste në ditët në vijim.

Real Madrid është në pritje të vendimit të UEFA për PSG. Nëse klubi francez do të dënohet për mos respektim të “Fair Play Financiar”, atëherë “Los Blancos” kanë sytë drejtuar Neymar, por edhe Mbappe është në listën e të “preferuarve” të Perez.

Nga ana e tjetër, Barcelona është në pritje të së ardhmes së Rafinhasë. Nëse braziliani në fund largohet (Betis ka treguar interesim të madh për të), klubi spanjoll shpreson të forcohet me një tjetër mesfushor. Pogba, i cili sipas mediave britanike, ka një marrëdhënie aspak të mirë me Mourinho, mund të mbërrijë në Spanjë. “Ne do të ishim shumë të lumtur nëse do të vinte Pogba”, tha dje në një deklaratë për mediat Piqué.

Ndryshe nga dy skuadrat e tjera, Atletico Madrid do të hynte në treg vetëm nëse Filipe Luis do të largohet. Juan Bernat i Bayernit shihet se emri perfekt për të zëvendësuar 33-vjeçarin.

Sevilla është në kërkim të sulmuesit të Lyon, Mariano, në kërkim të së cilit është edhe Real Madrid.

Gjitçka pritet të vendoset këtë javë… Deri më tani, klubet e La Ligës kanë shpenzuar 846.5 milion euro dhe kanë fituar në 751.9.

Related posts

“EURO 2020″/ Barazim pa gola mes Anglisë dhe Skocisë në “Wembley”

Delo.autor

SA SHUMË KLAS/ Heronjtë e Kupës së Botës “Francë 1998” mblidhen pas 20 vitesh (FOTO)

Isa.Autor

U KRITIKUAN DHE U SULMUAN PËR LIDHJEN/ Futbollisti suprizon në mënyrën më të bukur Adriana Matoshin

Delo.autor

Leave a Comment