Futboll Sport

KUPAT E EUROPËS/ Nga borxhet te forma ligjore dhe stadiumet, shtohen kriteret për licencimin

Procesi i licencimit është një nga elementet më problematike për klubet shqiptare që marrin pjesë çdo edicion në Kupat e Europës (Liga e Kampioneve dhe Liga e Konferencës).

Departamenti Ligjor dhe i Licencimit të Klubeve në FSHF ka zhvilluar së fundmi një mbledhje me klubet e “Abissnet Superiores” dhe katër skuadrat e Kategorisë së Parë që janë kandidate për të qenë pjesë e elitës në sezonin e ardhshëm. Eduard Gjini, menaxheri i sektorit të licencimit të klubeve, duke folur për “fshf.org”, tregoi për shtimin e disa kritereve që ka bërë së fundmi UEFA.

“Nga katër që ishin, tashmë klubet duhen të kenë gjashtë skuadra të sistemit zinxhir të akademive, nga mosha U-7 në U-21. Kjo do të shoqërohet edhe me kualifikimin e trajnerëve në nivelin e kërkuar. Koeficienti i UEFA-s për stadiumet është 2 dhe stadiumet që plotësojnë sot kushtet për të luajtur në Kupat e Europës janë 5.

Është ‘Niko Dovana’ në Durrës, ‘Air Albania’, ‘Elbasan Arena’, ‘Loro Boriçi’ dhe së fundmi stadiumi i Kukësit. Në kriterin e administratës dhe personelit janë shtuar dy oficerë, ku njëri prej tyre do të bëjë menaxhimin e ndeshjeve të kampionatit dhe të Kupave të Europës dhe tjetri që do të merret me grupet vulnerabël si tetraplegjikët dhe paraplegjikët.

Një nga pikat ishte shndërrimi i formës ligjore nga shoqatë në shoqëri aksionere, që do të kalojë në një etapë që do të zgjasë rreth 3 vjet. Ka edhe disa deklarata shtesë në lidhje me fiksimin e rezultateve të ndeshjeve apo me zbatimet e tjera të rregulloreve të UEFA-s.

Gjithmonë kriteri financiar është ai më i rëndësishmi dhe këtu shumë skuadra tonat vuajnë në plotësimin e këtyre kritereve. Një nga pikat më të rëndësishme është që të gjitha klubet që do të përfitojnë një licencë të UEFA-s nuk duhet të kenë më detyrime karshi institucionit të tatimeve, të tretëve, individëve të caktuar, lojtarëve, punonjësve të stafit apo të tjerë.

Është shumë e rëndësishme që klubet të zerojnë deficitin që kanë karshi këtyre”, ka sqaruar menaxheri i licencimeve në FSHF.

Related posts

EUROPA LEAGUE/ Pas një super kombinimi me Klassen, Tadic mposht portierin Lopez (VIDEO)

Delo.autor

Iniesta prek zemrat e gjithë tifozëve me këtë deklaratë

Sadik.Autor

Starton finalja e Superkupës së Kosovës, Drita-Prishtina zbrazin “artileritë” (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment