Futboll Premier League Sport

COVID-19/ Britania pushtohet nga varianti “Omicron”, nuk kursen as yjet e Premier League

Treshja e sulmit të Çelsit: Romelu Lukaku, Kallëm Hadson-Odoi dhe Timo Verner rezultuan pozitivë me COVID në kampin e Çelsit përpara ndeshjes së djeshme me Evertonin, ndërkohë që Kai Haverc mungoi gjithashtu sepse ishte në pritje të rezultatit të testit.

Këtyre u shtohen edhe Kovaçiçi dhe Çiluelli i cili është gjithashtu i dëmtuar, duke shndërruar në një vatër infeksioni edhe skuadrën e Tomas Tuhelit.

Ndërkohë që Liverpuli konfirmoi përpara ndeshjes së djeshme me Njukasëllin se tre lojtarë rezultuan pozitivë: Jyrgen Klop humbi për ndeshjen kundër “Qymyrxhinjve” Virxhil Van Dajkun, Fabinjon dhe Kërtis Xhonsin, të cilët janë futur menjëherë në izolim.

Related posts

KUPA E ANGLISË/ “Çmenduri” në Everton-Tottenham, realizohen 4 gola në 12 minuta (VIDEO)

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENAT/ Pepe Reina: Kalova te Milan për të zëvendësuar Donnarummën sepse…

Delo.autor

Guardiola kërkon titullin kundër Unitedit të Mourinhos

Sadik.Autor

Leave a Comment