Futboll Sport

LAJMËRON LARGIMIN NGA KOMBËTARJA PORTOKALLI/ Van Gaal: Katari, Botërori i fundit me Holandën

Luis van Gal ka konfirmuar se do të largohet nga pozicioni i tij si trajner i skuadrës kombëtare të Holandës pas përfundimit të Kupës së Botës që do të luhet në Katar vitin e ardhshëm.

Pas hedhjes së shortit të “Nations League”, ku “tulipanët” ranë në të njëjtin grup me Belgjikën, Poloninë dhe Uellsin, tekniku ka folur në një konferencë për shtyp për mediat holandeze duke thënë se:

“Besoj se është diçka fantastike që do të luajmë kundër Belgjikës. Kam luajtur vetë në këtë sfidë. Belgjika ka një skuadër shumë cilësore dhe luajnë një sistem mjaft interesant.

E ardhmja? Do të fokusohem vetëm te Botërori dhe më pas do të shikoj jetën time. Misioni im përfundon aty”, pohoi tekniku, që duket se nuk do të rinovojë kontratën që skadon në fund të Kupës së Botës me skuadrën kombëtare të Holandës me të cilën arriti të siguronte një vend në kompeticionin më të rëndësishëm në botë.

Related posts

MIQËSORE/ Barcelona mposht Stuttgart, shkëlqejnë Depay dhe Griezmann

Delo.autor

TEUTA “MBUSH” INFERMIERINË/ Shkon në 5 numri i futbollistëve të dëmtuarve

Delo.autor

Ronaldo lë pas Kim Kardashian vetëm për diçka…

Sadik.Autor

Leave a Comment