Futboll La Liga Sport

“DUHEN PËRFORCIME NË EKIP”/ Xavi: Kam lojtarë që ngjajnë si pula pa… kokë

Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez, ka folur para ndeshjes kundër Elçes. Pas humbjes me Betisin dhe barazimit me Osasunën në kampionat, si dhe humbjes me Bajernin në Champions, Barça do të kërkojë t’i kthehet fitores në La Liga.

Trajneri i katalanasve ka folur në konferencën për shtyp duke prekur shumë tema. Ai i është përgjigjur dhe presidentit të Ligës, Tebas për Halandin, por nuk ka kursyer as lojtarët e tij, duke nënvizuar se disa prej tyre nuk ia kanë idenë se ku janë në fushë.

Numri një i stolit të Barçës ka zgjedhur të bëjë pozitivin kur është ngacmuar për trofetë, duke mos e përjashtuar as titullin pavarësisht 18 pikëve diferencë me Realin kryesues.

DUHEN BLERJE – “Fati deshi që të vija në mesin e sezonit pa pasur mundësinë të ndërtoj vetë skuadrën. Por nga sa kam parë ka gjëra që duhen ndryshuar. Nuk flas vetëm për lojtarë, por edhe për dinamikën e lojës, pozicionet në fushë, mbrojtjen dhe kjo kërkon kohë. Por, e qartë është se duhet të përforcojmë ekipin, mbi të gjitha në sulm”.

DO TË KETË LARGIME – “Po bëjmë të gjitha vlerësimet e duhura. Kur flasim për përforcimin e ekipit, natyrisht që do të ketë dhe largime. Por tani nuk janë largimet tema kryesore. Kemi dy ndeshje me Elçen dhe Seviljen, janë gjashtë pikë në lojë dhe duam t’i marrim të plota”.

REPLIKA ME TEBASIN – Ksavi ka replikuar me presidentin e Ligës, Tebas, i cili pati deklaruar se Barcelona nuk ka para për të afruar një lojtar si Halandi. “Nuk është sekret që ndodhemi në një moment të vështirë financiar. Duhet të jemi realistë, do të hasim vështirësi në përforcimin e ekipit. Sa për rastin e Halandit nuk di të them shumë. Është një lojtar për të cilin interesohet e gjithë bota, por mendoj se Tebas si president i ligës spanjolle është i pari i interesuar që Haland të vijë në Spanjë”.

NUK HEQ DORË NGA TROFETË – “Unë jam realist dhe kështu e shoh dhe mundësinë e fitimit të titujve në këtë sezon. Nuk duhet të përjashtojmë as Ligën. E rëndësishme është të luftojmë për trofe. Jam pozitiv, por realist”.

KRITIKAT – “Të them të drejtën jam habitur jo pak që kam lojtarë në ekip që nuk e kuptojnë lojën e pozicioneve, lojtarë që nuk e dinë ku ndodhen në fushë”.

RENDITJA SHQETËSUESE – “Numrat flasin vetë, jemi në vendin e tetë dhe kjo situatë duhet ndryshuar me çdo kusht. Lojtarët po bëjnë një sforco, por tani më shumë se kurrë na duhen pikët”.

SUKSESI – “Skuadra ka nevojë për pikë, ka nevojë për fitore për të fituar besim në vetvete. Në dy takimet e fundit të vitit duam gjashtë pikë. Vetëm kështu mund të qëndrojmë në garë për një ndër katër vendet e para”, ka thënë Ksavi.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Inter gjen një “dem” tek River Plate, sfidon Lazio-n dhe Manchester United për sulmuesin…

Delo.autor

Tevez: U riktheva në Argjentinë për të shkuar në Botëror

Q.Autor

Tare befason me transferimin e ri te Lazio

Q.Autor

Leave a Comment