Futboll Seria A Sport

LAJMI I FUNDIT/ Tronditet futbolli italian, arrestohet presidenti i klubit të Serisë A

Një lajm i orëve të fundit ka tronditur futbollin italian, pasi është bërë e ditur se është arrestuar sot presidenti i një prej klubeve të Serisë A.

Masimo Ferrero është vënë në pranga nga Guardia Di Finanza pas hetimeve të hapura nga Prokuroria në Kalabria rreth marrëveshjeve financiare të biznesmenit italian. Ai hetohet për shkelje financiare mes të cilave edhe deklarimin e falimentit të kompanive që administron.

Sipas informacioneve në mediat italiane, klubi nuk është i përfshirë në shkeljet për të cilat akuzohet presidenti i Sampdorias. Ferrero është transferuar sot menjëherë në burg për masën e arrestit, ndërsa për 5 persona të tjerë është vendosur masa arrest shtëpie.

Related posts

SEZONI I RI PRITET TË JETË I VËSHTIRË/ Liverpool mund të luajë 67 ndeshje në 300 ditë, ja ndikimet negative

Delo.autor

FUTBOLLI ËSHTË NË ANKTH/ Parandjenja e Sala, ishte i frikësuar para fluturimit

Delo.autor

LIVE/ Mbyllet ndeshja Partizani-Laçi “Elbasan Arena”. Rezultati 0-0

Delo.autor

Leave a Comment