Bundesliga Futboll Sport

“LEWANDOWSKI MË I MIRI I MOMENTIT NË EUROPË”/ Kahn kundër Nagelsmann: Të ndryshojë skemën lojës..

CEO i skuadrës së Bajernit, Oliver Kahn, kritikoi hapur skemat e-trajnerit Julian Nagelsman në një intervistë të dhënë për “Sky”. Ish-kapiteni dhe portieri i kampionëve të Gjermanisë u ndal dhe te ndeshja në Dortmund për të cilën tha se ishte i kënaqur vetëm me pikët e marra.

Sa vlen për ju fitorja në “Klasike”?

Ishte një ndeshje e luftuar deri në fund. Shpresoj që publiku të jetë kënaqur. Si lojtar isha gjithmonë shumë i motivuar kur luaja sfida të tilla, atëherë rivaliteti ishte më i madh se tani. Jam i kënaqur me trepikëshin e marrë pasi ai na lejoi të kryesojmë të vetëm kampionatin.

Pse të kënaqur vetëm me trepikëshin?

Bëmë shumë gabime në lojë duke lejuar kundërshtarin të na rrezikonte shumë, këto janë ndeshje që duhet të luhen dhe jo vetëm të fitohen. Gjithsesi, të mos harrojmë që kemi shumë lojtarë të dëmtuar dhe jo në formë të mirë. Shpresoj që kjo gjendje të ndryshojë në javët e ardhshme.

U referoheni golave të pësuar?

Po, ky është një problem. Kemi pësuar shumë gola në ndeshjet e fundit. Nuk mendoj që për këtë duhet të fajësohen një apo dy lojtarë të vetëm. Është një problem që ka të bëjë me sistemin e lojës. Trajneri duhet të shohë për një alternativë tjetër. Nuk jam unë ai që duhet të merret me këtë punë pasi kam detyra të tjera.

Çfarë i thatë Levandovskit pas ceremonisë së “Topit të Artë”?

Roberti është për momentin sulmuesi më i mirë në Europë. Besoj se ai mund të luajë në këto nivele për shumë vite të tjera. Sigurisht që do të doja që ai të luante dhe pas 2023-shit me ne. Nëse vazhdon kështu, mendoj se ai do të jetë dhe për disa vite mes më të mirëve. Ai nuk ka nevojë për ngushëllime, është i fortë psikologjikisht dhe do të dijë se si të përgjigjet në fushën e lojës. Leva e di që meritonte të ishte më i miri për atë çfarë ka dhënë në fushën e lojës.

Do të rinovojë Zyle?

Nuk e di, për këtë duhet të pyesni Salihamixhiçin. Niklas është një lojtar yni deri në përfundimin e kontratës, shpresoj dhe besoj që ai nuk ka asnjë arsye për t’u larguar nga Bajerni.

E shihni veten favorit për titull pas ndeshjes në Dortmund?

E kam parë këtë gjë që para ndeshjes në Dortmund. Nëse ke 9 vite që fiton kampionatin, atëherë logjikisht vazhdon të jesh skuadra më e mirë. Por, besoj se edhe Borusia do të jetë një kockë e fortë deri në fund. Ata kanë pasur një ecuri pozitive në këto 14 javët e luajtura.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Verstappen: Jo më gabime, këtë herë nuk duhet ta dorëzojmë kreun

Delo.autor

Kamza me sytë nga derbi, për të rigjetur ritmin dhe për të larguar hijen e rënies

Sadik.Autor

Iniesta prek zemrat e gjithë tifozëve me këtë deklaratë

Sadik.Autor

Leave a Comment