Futboll Gossip Sport

QUAJENI… “BOSI”/ Gashi shijon ende milionat e Amerikes, punon si Ronaldo dhe takon Mesin…

Shkëlzen Gashi është duke e shijuar më së miri jetën jashtë futbollit. Pavarësisht se për një protagonist të fushës së blertë, kur largohet prej saj është si të mos marrë oksigjen, rasti i sulmuesit shqiptar është krejtësisht tjetër.

Thuajse një vit ka pa zbritur në fushë dhe kjo jo për shkak të ndonjë problemi, por ka qenë vetë zgjedhja e tij. Pas largimit nga Kolorado Rapids, kushti ishte i tillë: “Nëse je ende lojtar i lirë, përfiton 1.5 milionë franga deri në dhjetor të 2019”.

Në këto kushte, Gashi nuk kishte ndonjë motiv të madh për t’u kthyer në fushë. Madje është përfolur se ka arritur edhe një marrëveshje të fshehtë me Aaraun që në merkaton e shkuar, për ta zyrtarizuar në janar.

E gjithë arsyeja qendron se nëse kjo marrëveshje do të zbulohej tërësisht, milionat e Amerikës do të fluturonin. Së fundmi futbollisti shqiptar ka publikuar edhe një foto me Lionel Mesin në rrjetin social “Instagram”.

Më së shumti i ngjan tashmë një figure të njohur që e ka lënë këtë sport, pasi pak javë më parë do të vizitonte edhe Ivan Rakitiç. Por ndërkohë nga ana tjetër po punohet me formulën e suksesit të Kristiano Ronaldos. Ashtu siç u ngrit edhe portugezi duke punësuar një “ushtri” me puntorë personal gjatë kohës kur luante te Manchester Junajtid, të njëjtën formulë po e përdor edhe Gashi gjatë kësaj kohe që është pa ekip.

“Unë stërvitem me një trajner atletik, kam një fizioterapist dhe dietolog që kujdeset për mua”, do të shprehej pak kohë më parë lojtari, që pritet të kthehet sërish në fushat e blerta gjatë janarit. /Sport Ekspres/

Related posts

ITALI-AUSTRI/ “Azzurrët” kryqëzojnë gishtat për penalltitë, trajenri Mancini zgjedh goditësit

Delo.autor

Ronaldo për çmimin “Puskas”: Mos e mashtroni, goli im ishte më i miri, sepse…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Barcelona arrin marrëveshjen me Ajax për talentin 21-vjeçar

Isa.Autor

Leave a Comment