Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Milan dhe Arsenal sfidohen për ish-dështimin e Bayern-it…

Sipas Daily Mail, gara për Renato Sanches është kthyer në një garë dyshe mes Milan-it dhe Arsenal-it.

Topçinjtë, me kërkesë të trajnerit Arteta, duket se janë gati të hidhen në sulm për mesfushorin 24-vjeçar të Lille, i cili ndiqet edhe nga kuqezinjtë për merkaton e janarit.

Renato Sanches, nga premtim i madh i futbollit pas fitores së Europianit me Portugalinë, ka humbur pak rrugën në vitet e fundit (dështoi te Bayern Munich), por tani duket se është kthyer në majë në Ligue 1 me Lille.

Për këtë arsye ka tërhequr vëmendjen e klubeve të ndryshëm.

“Nëse vjen një oferta, do ta vlerësoj”, ka thënë në javët e kaluara ish-ylli i Bayern, kontrata e të cilit me Lille skadon verën e ardhshme.

Related posts

“TREGU ËSHTË I PAPARASHIKUESHËM”/ Villas Boas: Maldini u tregua i pasjellshëm por kuptohet…

Delo.autor

Jurgen Klopp e pëlqen super mbrojtësin e Realit, e do në Liverpool

Q.Autor

ÇMENDET FUTBOLLISTI/ Godet me shkelm në kokë arbitrin, arrestohet për vrasje në tentativë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment