Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Një blerje për rol, zbardhet lista e dëshirave të Maldinit

Milani e përfundoi fazën e parë në vendin e dytë pas Interit. Pikët për t’u rikuperuar janë vetëm 4, ndaj kuqezinjtë, pavarësisht dëmtimeve të shumta, kanë ende të gjitha shanset për të kurorëzuar ëndrrën e tyre për titull. Normal që duhet edhe një ndihmë nga merkatoja për të mbajtur gjallë luftën me zikaltrit.

PRIORITET KA MBROJTËSI – Sipas së përditshmes “La Repubblica”, kuqezinjve u nevojiten tri përforcime, praktikisht nga një për repart. Prioriteti është sigurisht mbrojtja ku duhet të zëvendësohet një lojtar shumë i rëndësishëm si Simon Kjaer.

Në krye të preferencave të Milanit është Sven Botman i Lilës, por vëmendje meriton edhe pista që çon te Kristensen i Çelsit, e cila është sigurisht më e lirë se ajo e holandezit për të cilin klubi transpalpin kërkon 30 milionë euro.

Një tjetër alternativë mund të jetë Françesko Açerbi. 33-vjeçari i ka kompromentuar raportet me tifozët, por ka edhe keqkuptime me trajnerin Sarri, ndaj mund të vishet kuqezi në kushte të favorshme ekonomike.

MESFUSHA NË NEVOJË – Frenk Kesi duke drejt divorcit e kjo mund të ndodhë që në janar. Renato Sançes është në krye të listës, por Svanberg i Bolonjës duket se mund të bëjë punë. Më pak i mundur afrimi i parakohshëm i Adlisë i cili do të qëndrojë, sipas pakteve, deri në fund të sezonit te Bordo.

Akoma më i vështirë do të ishte transferimi i Romë Fevrë. Ylli i Bresit ishte në shijet e kuqezinjve, por duket se nuk do të ketë bisedime pavarësisht se në klubin francez shprehen të hapur për të dëgjuar oferta.

Merkato kuqezi përfshin edhe një amerikan. Brenden Aronson po i mahnit të gjithë me fanellën e Salcburgut. I lindur në vitin 2000, ai po magjeps këtë sezon falë 23 paraqitjeve këtë të zbukuruara me tre gola dhe pesë asiste mes kampionatit dhe Ligës së Kampioneve.

DUHET NJË PYKË – Për sulmin, Paolo Maldini po monitoron disa alternativa. Beto i Udinezes është njëra prej tyre falë impaktit pozitiv që ka pasur sivjet në Serinë A me Udinezen. Dy javë më parë ai i shënoi pikërisht Milanit dhe në atë rast me sa duket lindi shkëndija.

Në orët e fundit është rikthyer në modë edhe Kolo Muani. që luan si sulmues për Nantën. Në kampionatin e sivjetshëm ka shënuar 7 gola (me 3 asiste) në 18 ndeshje, teksa bisedimet janë në fazë të avancuar duke qenë se menaxherët e lojtarit kanë qenë në “Casa Milan”. Vlera e kartonit vërtitet rreth 10 milionë eurove, por kontrata në skadencë mund të bëjë që shifrat të jenë më të ulëta.

Nëse Milani firmos me Kolo Muanin në janar, Pietro Pelegri do të rikthehet te Monakoja nga ku ishte huazuar..

Related posts

Statistikat e GARETH BALE/ UELLSIANI shënonte më shumë kur nuk luante Ronaldo

Sadik.Autor

STATISTIKAT/ Askush si Salah në Europë, njdekin Benzema dhe Lewandowski

Delo.autor

MERKATO E JANARIT/ Dy mbrojtësit i duan Milani dhe Roma, vjen ultimatumi i Juventusit

Isa.Autor

Leave a Comment