Futboll Sport

BARÇA I BËN DALJE YLLIT TË SKUDARËS/ Inter fërkon duart por pas qëndron… PSG

E ardhmja e Ivan Rakitic te Barcelona është vënë në pikëpyetje të madhe sepse lojtari ka kërkuar të rinovojë kontratën që i skadon në vitin 2021, por në këtë drejtim nuk ka lëvizur klubi katalanas, të cilët nuk janë të bindur për të përmirësuar kushtet e kontratës së tij, sipas asaj që ka raportuar gazeta Sport (media pranë klubit katalanas).

Mesfushori është ndër lojtarët më të aktivizuar këtë sezon nga trajneri Valverede, 22 ndeshje në La Liga, ku ka shënuar edhe 2 gola. Megjithatë, presidenti Josph Maria Bartomeu nuk ka bërë një hap konkret për rinovimin e tij, pasi mosha e kroatit (30 vjeç) mbetet një dilemë për klubin katalanas.

Interesi për Rakitic është i madh nga shumë klube në Europë. Sezonin e kaluar PSG paraqiti një ofertë të majme për të, por Barça e refuzoi kategorikisht. Këtë vit situata duket ndryshe, PSG nuk e ka interesin e njëjtë, por Inter ka hyrë në “valle”.

Në Itali u bë ne dije se zikaltrit po përgatisin një ofertë prej 90 milion euro për të marrë kroatin në Milano, teksa te Barcelona do të ishin të lumtur edhe me një ofertë mbi 65 milionë euro, por në fund do vendosë edhe vullneti i lojtarit.

Për të interesohen edhe klube të tjera në Europë si Chelsea, Manchester United, Bayern Munchen dhe Juventus. Muajt e ardhshëm do jenë përcaktues për fatin e mesfushorit, për këtë lëvizjen finale duhet ta bëjë Bartomeu, pasi dëshira e lojtarit është të qëndrojë në Barcelonë.

Related posts

TALENTI “SHPËRTHEN” NË SERIE A/ Flet babai i futbollistit: Nëse do “flijohej” nga Roma, mund ta zgjedhë vetëm…

Delo.autor

PRAPASKENA E BUJSHME/ Sergio Ramos i bëri presion Real Madrid-it me rrogën e Pique

Delo.autor

Barcelona pret oferta për Cillessen, pritet lëvizja e Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment