Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E DINAMO-VLLAZNIA/ Hamiti toleron dy ndërhyrje të rënda (VIDEO)

Dinamo-Vllaznia u gjykua nga arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorian Hamiti, ndërsa në dhomën e VAR-it ishte Kreshnik Cjapi, i ndihmuar nga Mario Shazivari. Gjyqtari nga Lezha toleroi lojtarët e të dyja skuadrave për ndërhyrjet e rënda, duke u mjaftuar me kartonë të verdhë. Natyrisht, ai mbajti një standard sa i përket vendimeve.

“Panorama Sport” ju sjell rastet e djeshme për moviolë.

42’ Mbrojtësi malazez i Dinamos, Aleksandar Sofranak, bëri një ndërhyrje të rëndë me takën e ngritur ndaj Aralicës. Gjyqtari Hamiti i jep vetëm të verdhë Sofranakut, ndërsa ishte në limitin e të kuqit.

44’ Gurishta godet në mënyrë të pavullnetshme me shkelm në gjoks Mihanën. Hamiti e kalon vetëm me të verdhë. Rasti ishte në limitin e të kuqit dhe arbitri mendoi të vepronte si në ndërhyrjen e mëparshme.

56’ Vllaznia pretendon për penallti, duke reklamuar një prekje të topit me dorë nga Besir Demiri brenda zonës, në zhvillimet e një goditjeje këndi. Hamiti vazhdon lojën dhe pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit, pasi lojtari blu nuk e kishte prekur topin me dorë.

Related posts

STATISTIKAT/ Kujdes Brazil, Kroacia i ka “fiksim”… shtesat

F.autor

BARÇA-REAL/ Një sfidë e nxehtë “luhet” edhe me bashkëshortet e futbollistëve

Sadik.Autor

Van Nistelrooy: Milani ka pasur mbrojtjen më të fortë

Sadik.Autor

Leave a Comment