Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA E TIRANA-TEUTA/ Alla i vë flakën gjykimit, gabon te penalltia e Seferit (VIDEO)

Ka qenë një ndeshje e errët për Laver Allën dhe VAR-in. Në sfidën më të rëndësishme të javës së 14-të, gjyqtari gabon, ashtu siç bën edhe VAR-i. Një penallti e padhënë. Gabime dhe mungesë autoriteti në fushë bëjnë që lushnjari të mos kalojë klasën në këtë ndeshje.

MINUTA E 12-të: Seferi pason tek Ismajlgeci, ky i fundit futet në zonë, por kapet në pozicion jashtë loje. Protestojnë bardheblutë, por pamjet tregojnë se anësori ka pasur të drejtë.

MINUTA E 45-të: Gjumsi jep një pas në qendër për Seferin, i cili pengohet nga Ivanoviç. Për Allën penallti, por gjyqtari mezi drejton dorën te pika e bardhë. Ndërhyn VAR-i për dy minuta, ndërsa më pas Alla shkon të kontrollojë vendimin e tij. Pas tri minutash konsulta me monitorin Alla anulon penalltinë, ndërsa Seferi i thotë “ik”, duke protestuar. Gabim i VAR-it. Penalltia është, gabim edhe i Allës që nuk gabon në fushë, por ndikohet nga pamjet.

MINUTA E 65-të: Kërkohet penallti nga Teuta për një prekje të topit me dorë nga Limajt. Pamjet filmike edhe pse nuk janë të pastra i japin të drejtë gjyqtarit Alla.

MINUTA E 88-të: Kallaku, Lorenco Vila, Daja dhe shumë lojtarë të tjerë protestojnë ashpër tek Alla. Madje, e shtyjnë. Gjyqtari Alla nuk ndëshkon asnjë me të verdhë. Gabim i tij, duhet të kishte vendosur autoritet.

 

Related posts

GJYSHJA, QENI DHE “LEGO”/ Zbulohet sekreti i rilindjes së mesfushorit Tonali

Delo.autor

“Vrasësi serial” Messi vendos dy rekorde, Barça fundos Girona-n

Q.Autor

KUPA E ANGLISË/ Arsenal fiton me përmbysje, goli historik i Pulisic nuk i mjafton Chelseat

Delo.autor

Leave a Comment