Futboll Kategoria Superiore Sport

SUPERIORJA LUAN JAVËN E 15 NË MESJAVË/ Spikat derbi Partizani-Tirana, ja sfidat e fundit të vitit 2021…

Kategoria Superiore do të luajë sfidat e fundit të vitit kalendarik 2021 në mesjavë, për javën e 15-të, ku do të zhvillohen në dy ditë.

Ditën e mërkurë do të luhen dy ndeshje, në orën 13:45 në stadiumin e qytetit të Laçit do të zhvillohet takimi Laçi-Kastrioti.

Në orën 16:45 në stadiumin “Elbasan Arena” do të luhet takimi Dinamo-Skënderbeu.

Të enjten do të zhvillohen 3 takimet e fundit të javës, por edhe të vitit kalendarik 2021.

Dy ndeshje do të luhen në orën 16:45, ku në stadiumin “Loro Boriçi” përballen Vllaznia-Kukësi, ndërsa takimi tjetër do të jetë Teuta-Egnatia.

Ndërsa në orën 19:45, në stadiumin “AIR Albania” do të zhvillohet derbi i kryeqytetit, Partizani-Tirana.

AXHENDA E JAVËS SË 15-TË NË KATEGORINË SUPERIORE –

E mërkurë, 22 dhjetor 2021 –

LAÇI – KASTRIOTI | 13:45 | Stadiumi “Laçi |

DINAMO – SKËNDERBEU | 16:45 | Stadiumi “Elbasan Arena” |

E enjte, 23 dhjetor 2021 –

VLLAZNIA – KUKËSI | 16:45 | Stadiumi “Loro Boriçi |

TEUTA – EGNATIA | 16:45 | Stadiumi i papërcaktuar |

PARTIZANI – TIRANA | 19:45 | Stadiumi “AIR Albania |

Related posts

SFIDA DERBI NDAJ DINAMOS/ Trajneri Daja: Nuk është skema ajo që sjell rezultat, por…

Delo.autor

Bakayoko mbërrin tek MILANI/ Kryen vizitat mjekësore dhe zgjedh numrin e fanellës

Isa.Autor

Klubet më të vlefshme sipas Forbes: Ja kush renditet i pari me vlerë 4.12 miliardë

Sadik.Autor

Leave a Comment