Futboll Kategoria Superiore Sport

MOVIOLA TEUTA-KUKËSI/ “Verilindorëve” iu anuluan dy gola, njëri i dyshimtë (VIDEO)

Teuta-Kukësi u gjykua nga Enea Jorgji dhe asistentë të tij ishin Rrapaj dhe Qosja, ndërsa në VAR ndodheshin Juxhin Xhaja dhe Denis Rexha.

Dy ishin raste për moviolë dhe më të diskutueshëm në këtë takim, pikërisht dy golat e anuluar për Kukësin. Në të dyja rastet ka vendosur flamuri i ngritur i anësorit Marjus Qose, i konfirmuar më pas edhe nga VAR-i.

Vendimi i anulimit të golit të parë është i saktë, ndërsa i dyti kërkon interpretim.

8’ Feizhao shërben për Gjelbrim Taipin, i cili brenda zonës me të majtën shënon një supergol. Por, goli anulohet pasi Feizhao ka qenë në pozicion jashtë loje në momentin kur është shërbyer nga mesfusha.

22’ Taipi nga një goditje dënimi e dërgon topin drejt zonës së Teutës. Topi fillimisht ndalet nga Ivanoviç me kokë dhe përfundon te Marku, që po me kokë shënon gol. Por, gjyqtari anësor Qose ngre flamurin dhe e anulon golin për pozicion jashtë loje të Kristi Markut. Rasti kërkon interpretim, ndonëse Marku ishte pozicion jashtë loje kur niset topi, “sfera” mbërrin tek ai pas devijimit të mbrojtësit të Teutës, jo direkt nga gjuajtja e Taipit.

Related posts

SFIDA E BARAZIMEVE DHE GOLEADAVE/ Inter kërkon të rikthehet tek fitorja ndaj Romës, por…

Delo.autor

“E RËNDËSISHME ËSHTË TË RUAJMË RITMIN”/ Trajneri Egbo: Test për të matur sa të

Delo.autor

Sowe kërkohet nga ekipi i njohur turk, ka vetëm një kusht që të qëndrojë te Skënderbeu

Sadik.Autor

Leave a Comment