Futboll Seria A Sport

“NA KISHTE THËNË…”/ Skriniar zbulon sekretin e Inzaghi-t dhe paralajmërimi i Lukaku-t

Milan Skriniar, mbrojtësi i Inter-it, ka dhënë një intervistë për Corriere della Sera në të cilën ka folur edhe për trajnerin e ri të zikaltërve Simone Inzaghi, zbuli i vërtetë për shtypin italian dhe për lojtarët.

“Inzaghi do të thotë lojë dhe liri. Është si një shok skuadre, na kupton, na flet, bën shaka dhe qesh me ne”, ka thënë Skriniar.

“Me të, edhe pse luaj në mbrojtje, e gjej veten në sulm”, ka shtuar mbrojtësi, i cili është kritikuar shpesh në të kaluarën.

Në lidhje me zërat e merkatos dhe një eksperience të mundshme jashtë Italisë:

“Nuk është kurrë keq, por tek Inter dhe në Milano jam mirë. Nuk mendoj të largohem, jam i kënaqur. Por nuk i dihet kurrë se ç’mund të ndodhë. Po flasim për rinovimin, kontrata ime skadon në vitin 2023”.

Ai që është larguar nga Italia është Lukaku: “Na kishte paralajmëruar se do të ishte larguar nëse do të ishte paraqitur mundësia”.

Related posts

BEFASOHET FUTBOLLI ITALIAN/ Policia kontrollon selinë e klubit të njohur. Ja reagimi i presidentit…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Çekia mposht Holandën falë dyshes Holes-Shick dhe kualifikohet në çerekfinale

Delo.autor

RASHFORD TITULLAR TEK MAN UNITEDI/ Solskjaer ul 82 milionë euro në stol…

Delo.autor

Leave a Comment