Futboll Sport

NATË TMERRI PËR LOJTARIN E ARGJENTINËS/ I lidhën rrip pantallonash në fyt dhe e kërcënuan me kaçavidë

Natë tmerri për futbollistin e përfaqësueses së Argjentinës, Nikolas Otamendi. Lojtari i Benfikës ka përjetuar një ngjarje të frikshme në natën e të hënës, teksa po kthehej në shtëpinë e tij, pasi është bërë viktimë e një grabitje të dhunshme në banesë që ka terrorizuar atë dhe familjarët e tij.

Lojtari po kthehej në shtëpi pas ndeshjes së Benfikës kundër Famalikaos, por në hyrje të banesës ai është rrethuar nga persona të maskuar, këta të fundit nuk kanë vonuar që të kërcënojnë futbollistin, duke i shtrënguar një rrip pantallonash në fyt dhe duke e kërcënuar se do ta vrisnin me kaçavidë.

Ata kanë hyrë më pas në shtëpi ku ishte bashkëshortja e tij me dy fëmijët e vegjël, të cilët me siguri kanë qenë po aq të tmerruar nga ngjarja e frikshme. Grabitësit kanë marrë nga banesa orë dorë, bizhuteri dhe shuma parash, ndërsa janë larguar për fat të mirë pa shkaktuar probleme fizike për lojtarin dhe familjen e tij. Policia ka nisur hetimin rreth kësaj ngjarje, e cila ka tronditur futbollin në Portugali, ndërsa lojtari ka vendosur menjëherë roje private në banesën e tij.

Related posts

SFIDA NDAJ MALLORCAS/ Valverde me dhimbje koke, ja 3 lojtarët që do të mungojnë

Delo.autor

E PABESUESHME/ Ndryshon gjininë dhe kthehet në femër, arbitri europian i habit të gjithë

Delo.autor

JUVENTUS-LOKOMOTV MOSCOW/ Ronaldo synon një rekord tjetër në Champions

Delo.autor

Leave a Comment