Futboll Sport

NDODH EDHE KJO/ Familja e tij zotëron 20 miliardë euro, futbollisti më i pasur në botë mbetet pa ekip (EMRI)

Faiq Bolkiah është i pasur, shumë i pasur, çmendurisht i pasur. Por pasuria nuk sjell gjithmonë lumturi: midis një luksi të shfrenuar dhe një tjetri mund të ketë momente të rastësishme pikëllimi.

Ndodh, edhe nëse jeni 23 vjeç dhe jeni djali i Princit të Bruneit, si dhe nipi i Sulltan Hassanal Bolkiah, pasuria e të cilit i kalon 20 miliardë euro.

I riu Faiq është padyshim futbollisti më i pasur në botë, me gjithë respektin për Ronaldon dhe Messin, sepse këtë e bën në jetë, duke luajtur futboll.

Ose të paktën ai përpiqet, pasi aventura e tij e fundit sapo përfundoi jo tamam mirë!

Maritimo, klubi i ligës portugeze, në fakt me anë të një shënimi në faqen e tij zyrtare ka njoftuar se aventura e Faiq Bolkiah me ngjyrat e tyre ka përfunduar pas gati një viti e gjysmë. Ishte shtatori i vitit 2020 kur sulmuesi i lindur në vitin 1998 mbërriti në Portugali pa asnjë kosto, duke u larguar nga Leicester, ku kishte luajtur vetëm 5 ndeshje me ekipin e të rinjve në Ligën e të rinjve.

“Ky është vendi më i mirë për të vazhduar karrierën time”, tha ai atë ditë, dhe përkundrazi nuk doli në fushë as për asnjë minutë me ekipin e parë të Maritimos, duke luajtur vetëm një herë me përzgjedhjen U23 të klubit Funchal në ishullin e Madeira.

Bolkiah – i cili gjithashtu ka nënshtetësi amerikane pasi ka lindur në Los Angeles, por zgjodhi të luante për ekipin kombëtar të Bruneit ku bëri debutimin e tij në moshën 18-vjeçare – është një sulmues qe aktivizohet kryesisht nga krahu i djathtë.

“Maritimo informon se ka arritur marrëveshje me lojtarin Faiq Bolkiah për përfundimin e kontratës së tij – thuhet në njoftimin për shtyp të klubit portugez – Stema e kuqe-gjelbër falënderon mundin dhe përkushtimin me të cilin Faiq Bolkiah i ka shërbyer klubit tonë duke i ofruar urime të sinqerta lumturie profesionale dhe personale”.

Lojtari bruneian largohet nga Maritimo duke marrë si rezultat maksimal një prani në stol sezonin e kaluar gjatë ndeshjes së zhvilluar në shkurt kundër Sportingut. Pjesa tjetër e minutazhit ishte me ekipin B me rezultate pothuajse të njëjta. Kontrata e tij skadoi qershorin e ardhshëm, tani ai do të duhet të kërkojë një ekip tjetër për të realizuar ëndrrën e tij për të qenë një futbollist profesionist.

“Unë jam një lojtar i shpejtë, të cilit i pëlqen t’i bëjë gjërat të ndodhin. Unë jam anësor dhe numër 10, më pëlqen të luaj direkt dhe të shënoj”, tha ai për stilin e tij të lojës.

I stërvitur në futbollin anglez, ai filloi shumë i ri në Newbury, më pas u transferua te Southampton në moshën 11-vjeçare, dhe prej andej Arsenal, Chelsea dhe Stoke City, përpara se të transferohej te Leicester në 2016 dhe të qëndronte atje deri vitin e kaluar, kur u transferua te Maritimo.

Ndoshta takimet si ai me Mbretëreshën e Anglisë nuk ndihmojnë për t’u fokusuar te futbolli…

Related posts

LIVE/ “Euro 2020”: Mbyllet ndeshja Turqi-Itali në “Olimpico”. Rezultati 0-3

Delo.autor

INTERI NUK E KA NË PLANE/ Hapen dyert e La Ligas për Joao Mario…

Isa.Autor

Nis derbi i Milanos për sulmuesin e holandez që po shkëlqen në futbollin francez

Sadik.Autor

Leave a Comment