Futboll Premier League Sport

YLLI SANCHO TEK MANCHESTER UNITED/ Mediat angleze zbulojnë se çfarë të ndodhë në merkaton e verës

Jadon Sancho është një nga emrat kryesorë që prej më shumë se një viti përflitet për një rikthim në Manchester, por në krahun tjetër të qytetit, tek United. Ylli i Dortmund është rritur te Manchester City përpara se të transferohej në Gjermani.

Verën e vitit të shkuar, sulmuesi u përfol shumë për transferimin tek United, por asgjë nuk u konkretizua dhe duket se historia është mbyllur. Diçka të tillë e bën me dije “Sky Sport” që raporton se drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të mos i rikthehen çështjes “Sancho”.

Palët kanë qenë shumë pranë një marrëveshje vitin e shkuar sipas “Sky Sport” dhe gjërat shkuan keq në fund, duke sjellë edhe këtë vendim të marrë nga drejtuesit e United, për të mos u rifutur në bisedime për blerjen e Sanchos.

Related posts

TREGON BESIMIN QË KA TEK HAZARD/ Ancelotti: Do të jetë një armë më shumë për ne

Delo.autor

“DEMAT” DOLËN NGA OBJEKTIVAT KËTË SEZON/ Olsi Rama: E ardhmja e Ilir Dajës tek Partizani

Delo.autor

JUVENTUS KËRKON DY LOJTARË ME PARAMETRA ZERO/ Paratici vëzhgon sulmuesit e “Bluve të Londrës”…

Delo.autor

Leave a Comment