Futboll Premier League Sport

MERKATO E BUJSHME/ Ideja e çmendur e Chelsea, të ribashkojë Lukakun dhe Lautaro në Londër

Lautaro Martinez dhe Romelu Lukakui janë ende bashkë, por jo me fanellën e Interit. Sipas asaj që shkruan ‘Interlive.it’, gjithçka do të sillej rreth emrit të Timo Werner. Në rast të lamtumirës së qendërsulmuesit gjerman nga Chelsea, klubi londinez mund të nisë sulmin ndaj “Toros”, duke u përpjekur të rikompozojë çiftin e ëndrrave, që shpallën zikaltrit kampionë sezonin e kaluar, bashkë me trajnerin Conte dhe të tjerë.

Për të tentuar të hyjnë në negociata, çka duket shumë e ndërlikuar, Blutë e Londrës mund të vendosin “në pjatë” një ofertë prej 90-100 milionë euro, ku përfshihet edhe kartoni i Mateo Kovacic, dikur mesfushor i Interit.

Related posts

“EDY REJA NUK RREZIKON ASGJË”/ Presidenti Duka flet për mediat italiane: Ai ka pjesën e tij të gabimeve, por…

Delo.autor

TJETËR TRIUMF NË MIQËSORE/ Partizani nuk zhgënjen në derbin ndaj Dinamos

Delo.autor

KUKËSI-SKËNDERBEU/ Trajneri Duro kërkon vazhdimësinë e fitoreve (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment