Futboll Kategoria Superiore Sport

NOTAT E SKUADRAVE/ Java e 11-të: Laçi ndeshje për kornizë, Kukësi luan “tenis”. Ja formacioni më i mirë dhe i dobët…

NOTAT E JAVËS SË 11-të TË KATEGORISË SUPERIORE SIPAS “PANORAMA SPORT”:

LAÇI 8- Kurbinasit kanë bërë një ndeshje për kornizë, pasi i tillë ishte rezultati. Rrallë ndodh që të fitosh me pesë gola ndaj një embleme si Dinamo. Laçi i Josës meriton përgëzime, aq më shumë për rikthimin dhe vënien në lëvizje të potencialeve që mbart skuadra.

KUKËSI 8- Verilindorëve u është dashur të luajnë “tenis” ndaj Kastriotit për të korrur fitoren e radhës. Rezultati 6-1 nuk e përligj sa duhet nivelin e lojës, pasi në të parën krutanët e vunë në disa raste në vështirësi skuadrën e Longos, i cili pas ndeshjes u mor me problemet. Gjithsesi, Kukësi marshon i sigurt në kampionat.

TIRANA 7- Pas luhatjeve në javët paraardhëse, Tirana arriti që në transfertën e Rrogozhinës të merrte një trepikësh “të artë”. Fitorja pati vlera për disa arsye, ku së pari ruajtën vendin e parë, si dhe më në fund gjetën pikën referuese të sulmit, Mjakëll Ngo, që shënoi.

PARTIZANI 7- Nuk është çudi, por e vërtetë. Partizani më në fund ka arritur që të marrë fitoren e dytë radhazi në kampionat. Të besuarit e trajnerit Daja bënë një lojë me dy tablo, duke dominuar në pjesën e parë dhe vuajtur në të dytën, por rëndësi ka që morën trepikëshin. Duket se ekipi po vjen në ngritje, por ekuilibrat mes reparteve dhe në lojë për gjatë gjithë ndeshjes vijojnë të mungojnë.

VLLAZNIA 5.5- Shkodranët ishin përgatitur për të marrë fitoren, pasi kishin katër sulmues ndaj Teutës, por dalja me të kuqe e Aralicës dhe kalimi në disavantazh bëri që barazimi të ishte rezultat i pranueshëm për Vllazninë, e cila nuk e ka sigurinë e fillimit të sezonit të shkuar.

SKËNDERBEU 4.5- Korçarët mundohen me të gjitha mënyrat që të luajnë si të barabartë edhe me kundërshtarë që kanë bërë investime të mëdha në merkato. Fati nuk deshi që Skënderbeu të merrte pikë ndaj Partizanit, një sfidë me polemika, ku iu anulua edhe një gol. Humbja e penalltisë nga Meksi i lë korçarët sërish me 8 pikë dhe në vend të 9-të.

TEUTA 4- Durrsakët nuk shkuan më shumë se barazimi në debutimin e trajnerit të ri Renato Arapi. Teuta, edhe pse kaloi në avantazh dhe kishte një lojtar më shumë, u mjaftua me vetëm një pikë ndaj Vllaznisë duke treguar sërish se kampionët nuk e kanë stofin e vjetshëm.

EGNATIA 4- Rrogozhinasit me një staf provizor u mundën në shtëpi nga Tirana, një ndeshje që vë pikëpyetje për vazhdimësinë e Egnatias. Tani mbetet për të parë se çfarë do të bëjë ekipi me trajnerin e ri, Zekiria Ramadani, edhe pse me Maganin e nisën mirë sezonin.

KASTRIOTI 4- Krutanët rrezikojnë shumë që paraqitje të tilla si me Kukësin të bëjnë shpesh. Kastrioti, shpresat e ndryshimit i ka te merkatoja. Karakteri i skuadrës është i brishtë dhe transformimi për keq që pëson ekipi brenda një ndeshjeje lë shije të hidhur. Ndaj Kukësit gati dominuan në pjesën e parë dhe u dorëzuan pa kushte në të dytën.

DINAMO 4- Katastrofë, është pak të thuash për atë që po i ndodh Dinamos në këtë fillim sezoni. Skuadra e trajnerit Bledi Shkëmbi jo vetëm që nuk ka vazhdimësi, por po abonohet me humbjet e thella, ku “shuplaka” që morën në Laç shpresohet që t’i ketë zgjuar për të mos e rënduar më shumë situatën dhe pozitën e dinamovitëve.

TRAJNERI MË I MIRË – (MIREL JOSA) Laçi e bëri autokritikën e humbjes në Shkodër në mënyrën më të mirë të mundshme, ku në javën e fundit mundën Dinamon me rezultat të thellë 5-0.

Kurbinasit duket se e kanë gjetur veten me ndryshimin e ndodhur në pankinë. Nisur nga paraqitja dhe fitorja e thellë ndaj një embleme si Dinamo, Mirel Josa meriton të jetë i përzgjedhur si trajneri më i mirë i javës së 11-të në Superiore. Edhe trajneri Diego Longo i Kukësit mund të ishte fare mirë i përzgjedhuri i kësaj rubrike

TRAJNERI MË I DOBËT – (BLEDI SHKËMBI) Dinamo me statusin e të kthyerit në Superiore pas një mungese 9-vjeçare ka treguar se mbetet ende një skuadër e brishtë dhe me shumë luhatje.

Në Laç dinamovitët morën një “shuplakë” të rëndë, duke treguar edhe mangësitë që mbart skuadra. Nisur nga ajo që prodhoi ndeshja me kurbinasit, i bie që Bledi Shkëmbi të jetë trajneri më i dobët i javës së 11-të në Superiore.

Fare mirë në këtë rubrikë mund të ishte edhe trajneri i Kastriotit, Ramazan Ndreu

Related posts

ÇMENDEN KAMPIONËT E PREMIER/ Manchester City ka gati 100 milionë euro për mbrojtësin “Zikaltër”…

Delo.autor

COVID-19 BËN KËRDINË NË DERBI/ Milanit i del një tjetër lojtar pozitiv dhe nxjerr zbuluar…

Delo.autor

ZBULON PRAPASKENËN/ Galliani: E donim Conte-n tek Milan, por gjithçka dështoi sepse…

Delo.autor

Leave a Comment