Champions League Futboll Sport

MILAN-LIVERPOOL/ Pioli: “Kuqezinjtë” luajnë për fitore, të tregohemi më të fortë se…

Teksa mungesat në skuadër i shtohen çdo orë, Stefano Pioli bën llogaritë përpara Liverpulit, një kundërshtar që duhet mundur për të shpresuar vijimin e rrugëtimit kuqezi në Champions. Trajneri në konferencë për shtyp bëri thirrje për bashkim në një situatë ku Milanit i kërkohet të jetë më i fortë edhe se fati i keq.

Kjo ndeshje ngjason me atë të majit në Bergamo, ku ishit të dënuar të fitonit…

Si peshë dhe përgatitje mendore janë dy raste tejet të ngjashme, megjithatë kemi luajtur edhe ndeshje të tjera me rëndësi. Jemi munduar të përgatitemi sa më mirë duke u kushtuar kujdes detajeve.

Edhe Leao i dorëzohet dëmtimit.

Milanit i duhet të jetë më i fortë edhe se fati i keq nëse dëshiron të fitojë ndaj një skuadre pretendente për Champions-in. Zlatanin nuk duhet ta braktisim në sulm ku duhet të jemi sa më të shumtë në numër dhe sa më të paparashikueshëm. Kemi nxjerrë mësime nga ndeshja në Liverpul dhe e dimë se çfarë na pret. Jemi gati dhe me ndihmën e tifozëve mund t’ia dalim.

Përse kaq shumë dëmtime muskulore?

Jemi duke e studiuar këtë as pekt. Fakti që luajmë shpesh mund të jetë një arsye ndaj edhe unë mundohem t’i zëvendësoj sa më shpesh. Rrotacioni sivjet kaq qenë më i shpeshtë. Sidoqoftë, deri më 22 dhjetor duhet të shtrëngojmë dhëmbët e të japim gjithçka kemi.

Si vihet në vështirësi një ekip si Liverpuli?

Në takimin e parë e pësuam presionin e tyre edhe sepse nuk lëviznim shumë pa top. Ata ushtrojnë trysni, por ne i njohim dhe nëse kapërcejmë presingun e parë mund të krijojmë raste.

Nëse nuk ia dilni mund të përfundoni në Ligën e Europës. Do të ishte problem për ju?

Vitin e kaluar Interi pati një fazë të dytë të mrekullueshme dhe shumë menduan se kjo ishte për shkak se nuk ishin në kupa. Ndoshta do të kishte bërë të njëjtin rrugëtim edhe me kupat. Milani duhet të jetë sërish konkurrues në Itali dhe në Europë. Nëse do të shkonim në Ligën e Europës, do ta përballonim në mënyrën më të mirë, por tani ajo që ka rëndësi është ndeshja me Liverpulin. Duam të përballemi me një ekip që është ndër më të mirët në botë dhe të kuptojmë se ku kemi mbërritur.

Related posts

“NUK E REFUZOVA KOMBËTAREN”/ Rrëfehet mesfushori Xhaka: Trajnerit ia fshehin të vërtetën…

Delo.autor

I DHA KUALIFIKIMIN KUNDËR SHIROKIT/ Sulmuesi i Vllaznisë humbet sfidën e kthimit ndaj AEL-it

Delo.autor

RUSI 2018/ Willian i djeg ende humbja 7-1: Brazil, nuk të falen më gabimet në Botëror!

Sadik.Autor

Leave a Comment