Futboll Seria A Sport

NUK KURSEN “THUMBIMET” PËR JUVENTUS-IN/ Mihajloviç: “Zonja e Vjetër”, rival direkt i yni

Sinisha Mihajloviç dhe Bolonja presin sot në orën 18:00 Juventusin, një sfidë nga e cila trajneri serb pret reagimin e fortë të lojtarëve, pas dy humbjeve.

Sinisha u pa i karikuar në konferencë, ku për të ngritur moralin nuk ngurroi që të thumbonte edhe “Zonjën e Vjetër”:

“Ne jemi në një moment negativ, por kundër Juves nuk dua të shoh frikë. Bardhezinjtë aktualisht janë një rival direkt yni në renditje. Pa dyshim që ata kanë kohë për të rikuperuar, por shpresoj që këtë të nisin ta bëjnë pas ndeshjes sonë. Alegri në vështirësi?

Nëse ka një garanci te Juvja, ai quhet Alegri, mjeshtër në menaxhimin e situatave në klub dhe duhet ta marrim shembull. Ndaj, nëse duam që të festojmë ndaj Juves, duhet të vrapojmë me 100 kilometra në orë në fushë.”

Related posts

E përditshmja spanjolle: Neymar nuk dëshiron të luajë më as edhe një minutë për PSG-në

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Gladbach, me një këmbë në fazën çerekfinale

Delo.autor

SFIDA NDAJ EVERTON/ Trajneri Klopp merr lajmin e rëndësishëm para sfidës

Delo.autor

Leave a Comment