Futboll Sport

KËRKON PËRFORCIME TË MËDHA/ Refuzoi Boca Juniors, Barcelona josh Cavanin me…

Barcelona po përgatitet për të bërë një ofertë joshëse për Edinson Kavanin në merkaton e janarit. Mësohet se sulmuesi i Mançester Junajtidit, i cili nuk po gjen më hapësira në “Old Trafford” pas transferimit të Kristiano Ronaldos, ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te Boka Zhuniors në Argjentinë, sepse është i joshur nga mundësia për të luajtur në “Camp Nou”.

Katalanasit po kërkojnë një sulmues për të zëvendësuar Serxho Agueron pas tërheqjes nga futbolli dhe profili i “El Matador” është perfekti. Barça i ofron një kontratë 18-vjeçare 34-vjeçarit dhe Ksavi e ka preferencë të parë.

OBAMEJANG – Por një alternativë tjetër doli në sipërfaqe pas heqjes së shiritit të kapitenit tek Arsenali. Pierr-Emerik Obamejang është aktualisht i ngrirë nga trajneri Arteta në “Emirates” dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të mos luajë më për “Topçinjtë”.

Gabonezi shikohet si një rast shumë i mirë për t’u shfrytëzuar në merkaton e ardhshme dhe Barça mund të kërkojë ta transferojë në “Camp Nou” në formë shkëmbimi me Osman Dembelenë.

FERRAN TORRES – Ëndrra që është gati e pamundur të realizohet muajin e ardhshëm mban emrin e sulmuesit të Mançester Sitit, Ferran Torres. Por është e pamundur që Pep Guardiola ta lëshojë sulmuesin e tij në janar, duke qenë se “Qytetarët” nuk zëvendësuan as Agueron pas largimit në verë.

Pastaj është edhe problemi i çmimit. Kampionët e Anglisë kërkojnë 60 milionë euro për kartonin e tij dhe Barça nuk i afrohet as 45 milionëve.

Related posts

LIVE/ Zvicra rimer avantazhin dhe është me një këmbë në 1/16 (VIDEO)

Isa.Autor

BËRI SHAKA ME SHOKUN E SKUADRËS NË RRJETET SOCIALE/ Federata angleze jep dënim shembullor për Silvan (FOTO)

Delo.autor

Ramadani: I lumtur për debutimin, por duhet ende punë

Sadik.Autor

Leave a Comment