Futboll Sport

Kroatët “thyejnë” çdo tabu, fakt interesant për finalen e Moskës (FOTO)

Kroacia provoi se dhe një skuadër e jo rangut të parë në botë i ka të gjitha mundësitë për të marrë pjesë në një finale të Kupës së Botës. Nëse historikish në çdo finale kampionati botëror vendet i kanë prenotuar vetëm favoritët, Kroacia ka thyer “traditën” duke parë që historia e futbollit të saj ka gati 30 vjet që ka nisur.

Një statistikë jo pak e rëndësishme tregon se ballkanasit janë përfaqësuesja me renditjen më të ulët në listën e FIFA-s duke iu referuar çdo finalisti që ka luajtur nga 1994 e deri më sot. Kroatët aktualisht mbajnë vendin e 20-të në renditjen e FIFA-s duke qenë një prej finalisteve më pak favorite e të gjitha kohërave.

Nëse në të kaluarën kanë qenë gjithmonë në finale Gjermania, Italia, Argjentina, Franca, Holanda e Spanja, Kroacia konsiderohet është skuadra më pak pretendente për titullin e Kupës së Botës. Por progresi në 20 vite krijon të terrenin që ballkanasit të pozicionohen midis “peshave të rënda” të futbollit.

Related posts

“MAKINERI” GOLASH/ Haaland me shifra të “frikshme”, Messi e CR7 një kujtim i largët

F.autor

LIVE/ Partizani-Teuta, ka startuar super sfida në “Selman Stërmasi”

Delo.autor

“NUK I KAM MBARUAR ENDE FISHEKËT”/ “Shpërthen” Depay: S’jam Cruijff, Turqisë i tregova ngjyrat e ylberit

Delo.autor

Leave a Comment