Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ DINAMOS/ Daja: Nuk do përmendet fjala titull, jemi të detyruar të mos festojmë

Partizani fitoi derbin ndaj Dinamos me rezultatin 1-0. Në përfundim të sfidës foli dhe trajneri i të kuqve, Ilir Daja për mikrofonat e “Super Sport”.

“Vijmë në një moment ku në 6 javët e fundit kemi marrë 4 fitore, 1 barazim e 1 humbje në Shkodër që mund të bënim më shumë. Është pozitive që reagojmë kështu në derbi. Sot djemtë treguan maksimumin, kemi pasur kontrollin nga fillimi deri në fund, kemi pasur shumë situata para portës dhe e vetmja gjë që nuk shkoi ishte finalizimi para portës.”

“Pas kësaj ecurie pozitive, sigurisht stresi është sepse jemi të detyruar të rikuperojmë pikët që kemi lënë në fazën e parë. Ndoshta ky është presioni si shtuar i lojtarëve para portës, në ato raste që paraqitën do të shihet që cilësia është. Kemi prodhuar shumë, mungesa e atyre pikëve të lëna për gabime individuale rrit tensionin dhe presionin. Gjendja emocionale bën të vetën.”

“Kur nuk ke stabilitet pikësh, një ekip si Partizani është nën presion gjatë gjithë kohës, është ndërtuar për objektiva të tjera nga vendi ku jemi, kjo bën që oscilacionet të jenë më prezentë, se besoj që po të kishim më shumë pikë nga faza e parë, nuk do të ishim në vështirësi dhe do të kishim më pak luhatje.”

“Ky intensitet ndeshjesh dhe ky lloj presioni për shkak të pikavarazhit, nuk e kemi shpërndare vëmendjen e jemi përqendruar te grupi që kemi. Sigurisht që do të bëjmë merkato, por jo duke larguar, po duke përforcuar repartet ku kemi më shumë nevoja, edhe një javë na ndan nga mbyllja e pjesës së par të kampionit dhe pastaj do të kemi punë intensive për të parë. Ne punojmë si staf por pa miratimin tim nuk besoj se do të afrohet lojtar, pro shpresojmë të gjejmë lojtarin e duhur.”

“Ne do bëjmë punën tonë, do të bëjmë ndeshjet tona, se çfarë bëjnë kundërshtarët… Në një moment të tillë ne na leverdis barazimi se janë -2 pikë te të dy ekipet. Por të fitojë ai që do ta meritojë, por shpresoj të shkojë drejt barazimit se ashtu na intereson.”

“Japim maksimumin në ekipet që drejtojmë, ne nuk do të përmendim fjalën titull, por rikuperim pikësh në tabelën e klasifikimit. Por titujt i festojnë të gjithë njëlloj.”

“Ne kemi bërë mirë në këto 6 javë por jemi të detyruar të mos festojmë e gëzojmë, sepse kemi bërë keq në fazën e parë. Ato pikë duhet t’i rikuperojmë ndaj festa jonë është të fokusohemi te Kukësi dhe të shohim më pas se çfarë do të ndodhë.”

Related posts

Mirabeli: Sa të jem unë, Gatuzo nuk preket. Reina na pëlqen

Q.Autor

RAST ANALOG SI ME BARCELONËN/ Juventus ofron shkëmbim lojtarësh me Arsenal

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ “Formula Chiesa” nuk bind, Arsenal mund t’i vjedhë objektivin Juventus-it…

Delo.autor

Leave a Comment