Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS FITORES NDAJ EGNATIAS/ Josa: 5 titujt e mi kampion? Mua më intereson vetëm…

Pas fitores me rezultatin 0-2 në transfertë ndaj Egnatias, në mikrofonat e “SuperSport” ka folur Mirel Josa, i cili ka analizuar këtë sukses të skuadrës kurbinase:

“Ishte një fitore me vlera. Do të më gëzonin vetëm tre pikët sepse vinim me paraqitje shumë të mira. Skuadra ishte me këmbë në tokë.

Egnatia dëshironte fitoren sepse vinte nga një ecuri negative dhe në disa raste na kapi në vështirësi. Sot kryesorja ishte këmbëngulja e futbollistëve tonë dhe frenimi i skuadrës rrogozhinase.

Duhet të jemi shumë të përqendruar për skuadrën sepse nuk përbëhen vetëm nga 11 lojtarë. Kampionati është i gjatë, në ndeshjet që janë shumë të ngjeshura kam frikë te rikuperimi i lojtarëve, jo vetëm te Laçi, por edhe te skuadrat ku kam qenë.

Nuk më interesojnë 5 titujt kampion, mua më intereson që djemtë më dëgjojnë dhe më kuptojnë. Dhe ne ekip futbolli jemi, bëjmë dhe ne gabime, si çdo skuadër tjetër.

Kur bëjmë gabime duhet rikuperuar shpejt. Humbëm me Vllazninë, fituam ndeshjen tjetër, mua më intereson ndeshja pasardhëse. Nuk është se unë nënvlerësoj lojtarët që janë në stol, mundohem që të aktivizoj lojtarët më të freskët.”, përfundoi Mirel Josa.

Related posts

“DHURATA MË E BUKUR PËR KËTO KRISHTËLINDJE”/ Videoja e Maradonës “shkatërron” rrjetin

Isa.Autor

NIS PËRGATITJET PËR “COPA AMERICA”/ Messi i “SHOKON” të gjithë: Një trofe me Argjentinën dhe i jap…

Delo.autor

“DUAM TË FITOJMË SA MË SHUMË TROFE”/ Pjaniç: Kam qëndruar në shtëpi, po punoj fort

Delo.autor

Leave a Comment