Futboll Sport

“DO TË JETË NJË NDESHJE PËR TË MOS U HUMBUR”/ Ish-lojtari gjerman: Presioni është tek anglezët

Ditmar Haman parashikon një finale të parakohshme në Uembli. Ish-mesfushori i Gjermanisë që ka luajtur në Angli për Liverpulin tha në lidhje me sfidën e së martës se mund të ndodhë gjithçka.

“Do të jetë një ndeshje për të mos u humbur. Do të ndeshen dy skuadra që janë favorite për të fituar trofeun. Por fatkeqësisht vetëm njëra prej tyre do t’ia dalë. Europiani ka hyrë në një fazë interesante dhe tani nuk falen më gabimet”, tha Haman. I pyetur se cila është skuadra favorite, Haman tha: “Gjermania ka bindur vetëm pjesërisht. Nëse shikon ndeshjen e fundit, mund të thuash që kalon Anglia. Por nëse analizon anglezët, mund të thuash se vetëm në ndeshjen e fundit bindën.

Mendoj që do të jetë një ndeshje e barabartë. Sigurisht që presioni do të jetë më i madh në krahun e anglezëve, të cilët luajnë përballë publikut të tyre. Gjermanët kanë lindur për sfida të tilla, por kjo nuk i bën favoritë. Skuadra e Sauthgejtit duhet të luajë pa frikë dhe me të gjithë potencialin e saj, pasi ka një grup cilësor lojtarësh, të cilët mund të zgjidhin ndeshjen të vetëm”.

I pyetur se për kë bënte tifoz, ishlojtari tha: “Gjermaninë, edhe pse Anglinë e kam në zemër, por unë jam një gjerman dhe ndaj dua që ‘Pancerat’ të kalojnë në fazën tjetër”. AngliGjermani do të jetë pa dyshim një ndeshje për të mos u humbur nga askush. “Uembli” nuk ka zhgënjyer asnjëherë në përballjen e këtyre dy skuadrave që kanë zhvilluar ndeshje të mëdha dhe historike. “Mendoj që ‘Uembli’ është vendi perfekt për një Angli-Gjermani, nuk ka stadium më të bukur për të parë këtë sfidë. Në një kapacitet të plotë do të ishte një atmosferë për t’u pasur zili”, tha ish-lojtari i kombëtares gjermane për “Sky Sport”.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Jose Mourinho pret vetëm shkarkimin e Zidane

F.autor

LEONARDO SHUAN SHPRESAT/ Rikthimi i “të jashtëzakonshmit” te Milan është i pamundur

Isa.Autor

NGA MAKINA TEK AVIONI/ Ja si bomberi Ibrahimovic merr pjesë në “Sanremo”…

Delo.autor

Leave a Comment