Futboll Kategoria Superiore Sport

PAS HUMBJES NDAJ TIRANËS/ Daja: Do diskutoj me drejtuesit për të ardhmen, në këto situata…

Ilir Daja po mendon seriozisht largimin nga drejtimi i Partizanit. Trajneri i të kuqve, pas ndeshjes deklaroi për “SuperSport” se do të bisedonte me drejtuesit e klubit për vijimësinë e tij.

Vazhdojmë të pësojmë gola jashtëzakonisht të lehtë, në momentin më të mirë se barazuam rezultatin. Me daljen e Seferit ndryshuam vendosjen, duke futur edhe Kaçen e lëvizur Malën e Carën pranë Zhunior. Menduam të rrezikonim më shumë, por të pësosh gol në atë mënyrë, pa i hequr meritën kundërshtarit, janë tre mbrojtës që nuk mbyllin portën, natyrshëm janë defekte taktike që na ngarkojnë edhe ne me përgjegjësi. Tentuam të fitojmë ndeshjen dhe ky është futbolli dhe në një moment kaq jo të mirë që jemi, ndoshta një mbyllje më e mirë mund të merrnim më shumë nga ky derbi.

Nuk e kishim menduar asnjëherë këtë situatë, por të gjithë bashkë kemi përgjegjësi për këtë lloj krize rezultatesh se të prodhosh e të pësosh kaq shumë gola në këtë mënyrë, duhet të reflektojmë të gjithë, nga unë i pari e deri te lojtari më i fundit.

Nëse i rikthehemi sezonit do të shohim që ekipi prodhon lojë. Nuk flas për derbin se dihet që nuk ka prodhim loje nga ne e Tirana se janë dyluftime ne mesfushë. Por të them të drejtën na mungojnë shumë pikë në bazë të asaj që kemi paraqitur, jemi në pozicion jo të mirë, por gjithsesi do të ulemi me drejtuesit e klubit se çfarë do të bëjmë në të ardhmen.

Përveç ndërrimeve, të gjithë në stol ishin lojtarë të U19 të Partizanit. Sot edhe Zhunior, edhe Kaçe dhe shumë të tjerë, Belica ka një javë që nuk stërvitet se është me gjendje gripale. Me gjithë kontingjentin e cunguar, me dëmtimin e Muratajt në stërvitje që stafi mjekësor nuk e lejoi as në stol,. Me këto mangësi, me gjysmën e ekipit tentuam të bënim diçka më shumë por ajo që na dhëmb është që golat i marrin në mënyrë shumë të lehtë. Kjo vjen pasi që dyluftimet nuk janë në raportin e duhur, do të bëjmë analizë të detajuar dhe do të gjejmë ku janë gabimet. Do të flas me drejtuesit e klubit për të ardhmen, qoftë timen, qoftë të kontingjentit, në ditët në vijim.

Në këto situatë është një njeri që duhet të marrë përgjegjësinë, ose disa. Ndaj them do të flas me drejtuesit. Nëse zgjidhja më e mirë e Partizanit është që ndoshta të marr unë të gjithë përgjegjësinë edhe të atyre golave që pësojmë në atë mënyrën që kemi pësuar. Besoj se duhet bërë një zgjidhje. Dikush duhet të marrë përgjegjësinë e kësaj situate ku ndodhet Partizani dhe ai që e merr përgjegjësinë më të madhe në këtë rast është trajneri, për gjithçka që ka ndodhur deri në këto momente”, tha  Daja.

Related posts

ZYRTARE/ Skuadra SHQIPTARE gjen trajner të ri, në krye të pankinës vjen një italian

Isa.Autor

MAGJIA DHE KLASI I NJËJTË/ Ronaldinho s’njeh moshë, çmend rrjetin me asistin për gol (VIDEO)

F.autor

MERR VENDIMIN/ Piloti shqiptar Lirim Zendeli tërhiqet nga “Formula 2”, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment