Futboll Shqipëri Sport

PËRBALLJA SHQIPËRI-RUSI/ Shikoni golat e Rrakllit, Lalës e Tares 18 vite më parë (VIDEO)

Pas shortit të hedhur nga UEFA për edicionin e tretë të Nations League 2022-‘23 (Liga e Kombeve), është përcaktuar edhe kalendari i ndeshjeve të Shqipërisë në këtë kompeticion.

Siç dihet tashmë, shorti e vendosi Shqipërinë në Grupin B2 së bashku me Izraelin, Rusinë dhe Islandën. Fushata eliminatore do të nisë më 2 qershor 2022 ndaj Rusisë, në sfidën që do të luhet në fushën tonë.

Shqipëria rikthehet të luajë ndaj kombëtares ruse, teksa shqiptarët nuk e harrojnë lehtë atë fitore 18 vite më parë, ekzaktësisht më 29 mars 2003 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me fitoren 3-1 për kuqezinjtë, e vlefshme për fushatën kualifikuese të “EURO 2004”, ku autor të golave ishin, Altin Rraklli në minutën e 30′, Altin Lala në minutën e 79′ dhe të Igli Tare në të 83′ minutë.

Katër ditë më pas, më 6 qershor 2022 Shqipëria do të luajë në transfertë ndaj Islandës, ndërsa më 10 qershor 2022, Kombëtarja do të presë Izraelin në shtëpi.

Sfidat e këtij muaji do të mbyllen me ndeshjen e 13 qershorit me Shqipërinë që do të sfidojë Rusinë në transfertë për ndeshjen e kthimit.

Pas pauzës së verës, Liga e Kombeve rikthehet në shtator me dy ndeshjet e fundit të grupit. Risia në Ligën e Kombeve- Skuadrat e Amerikës së Jugut mund t’i bashkohen turneve të UEFA-s me skuadra si Argjentina e Brazili, të cilat do të konkurrojnë përballë atyre të kontinentit tonë.

Nuk është fantazi, por një plan i bujshëm që mund të vihet në praktikë shumë shpejt. Formula e re pritet që ta bëjë aktivitetin më spektakolar.

Plani fillestar sheh që në edicionin e vitit 2024, 6 ekipet e para të CONMEBOL t’i bashkohen menjëherë Ligës A, e sigurisht mes tyre janë edhe Argjentina e Brazili.

Ndërsa katër skuadrat e tjera do ta nisin fillimisht në Ligën B, aty ku është edhe Kombëtarja jonë aktualisht. Ashtu si skuadrat europiane, në turnetë pasardhës edhe ekipet e Amerikës së Jugut pritet t’i nënshtrohen rregullave të ngjitjes dhe rënies nga liga përkatëse.

Related posts

Juventusi ka një propozim të ri për Milanin për të arritur tek Bonucci (DETAJE)

Isa.Autor

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Manchester United-Everton. Rezultati 3-3

Delo.autor

LIVE/ Liga e Europës: 4 gola për 15 minuta, MILANI hipotekon fitoren ndaj Dudelanzhit (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment