Futboll Seria A Sport

RRËFEHET SAELEMARKERS/ Nga përqafimi i ëndërruar me CR7 te simbolika e 56-tës

“Gjumi është shumë i rëndësishëm. Sa fle pasdite? Varet, nëse kam miq të lidhur në Playstation: Unë luaj shumë ‘Warzone’. Aty luajnë edhe Tonali, Maldini, Zlatan, por më shumë Fortnite”. Alexis Saelemarkers buzëqesh dhe bën shaka. Ai bën të ditur se mund të bëjë ende shumë për të provuar vlerat e tij, gjë që dihet tashmë pjesërisht.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të DAZN, futbollisti kuqezi u shpreh: “Për mua, futbolli është një lojë argëtuese. Njerëzit dhe tifozët që vijnë në stadium duan pikërisht këtë gjë, një spektakël të këndshëm për t’u parë”.

Lojtari belg ka shënuar gola të rëndësishëm me fanellën e kuqezinjve, por vetëm 5 gjithsej në 78 ndeshjet e deritanishme me Milanin. Aspekt në të cilin duhet të punojë: “Duhet të shënoj më shumë gola: Unë jam duke u përmirësuar çdo javë për këtë, e di që është e rëndësishme ta ndihmoj ekipin. Që ta bëj këtë duhet të shënoj. Më pëlqen të shërbej edhe asiste, por gjithashtu e kuptoj që nëse mund t’i bëj të dyja është edhe më mirë”.

Një nga momentet më të rëndësishme të përvojës së Saelemaekers në Milano ishte padyshim përqafimi me Cristiano Ronaldon, idhullin e tij, në fund të një prej ndeshjeve mes kuqezinjve dhe Juventusit:

“Përqafimi me Cristiano Ronaldon? Për mua ishte një gjë e jashtëzakonshme. Më pëlqen shumë ai si futbollist. Të provoja një përqafim nga një lojtar si ai ishte e çuditshme në fillim, sepse nuk e kuptova drejtpërdrejt. Kur shkova në shtëpi të gjithë më pyetën: Pse të përqafoi kështu?”

Belgu ka veshur gjithmonë fanellën me numrin 56. Diçka që lidhet me fatin, siç tregon ai për DAZN: “Pse 56? Sepse ishte fanella ime e parë që vesha tek Anderlecht dhe mendoj se më solli fat. Unë jam shumë supersticioz. Nëse ka diçka që mendoj se funksionon, e bëj gjithmonë. Nuk e di nëse e keni parë tashmë, por kur hyj në fushë bëj dy kërcime në këmbën e djathtë dhe më pas një kërcim të vogël me të dyja këmbët”.

Related posts

Ottmar Hitzfeld mbron trajnerin Kovac, tregon problemin e Bayern Munich

Isa.Autor

MERKATO E VERËS/ Cilësohen si të pashitshëm, Skënderbeu gati rinovimin për dy titullarët

Delo.autor

“KY ËSHTË SEKRETI I NAPOLIT”/ Mario Rui: Duam të një fund të ndryshëm nga ai i 2018-ës

Delo.autor

Leave a Comment