Futboll Seria A Sport

PLAS TEK LAZIO/ Ultrasit kundër titullarit të bardhekaltërve: Njeri pa nder. Zhduku nga…

Plas te Lacio! Ultrasit bardhekaltër kanë dalë hapur kundër mbrojtësit Françesko Açerbit pas festës së tij kundër kritikëve të tij në ndeshjen ndaj Xhenoas në fundjavë, ku ndërkohë ai pas takimit kishte deklaruar se kjo bën pjesë e lojës dhe punës së tij, por ky i fundit i ka kërkuar falje tifozesisë, por mesa duket ata nuk e kanë pritur mirë.

Ndërkaq nëpërmjet një komunikate zyrtare ultrasit e Lacios kanë qenë të ashpër ku i kanë thënë mbrojtësit 33-vjeçar se është i pa nder dhe të largohej nga Roma:

“Açerbi, një njeri pa nder! Zhduku nga Roma menjëherë. Nuk ka falje për tradhtarët.”, shkruhej në komunikatë.

Në fitoren e djeshme me rezultatin 1-3 të Lacios në transfertën e Venecias, Açerbi u aktivizua përgjatë gjithë 90 minutëshit.

 

Related posts

E PABESUESHME/ RAIOLA në Manchester për ofertën e Barçës për POGBANË

Isa.Autor

ME 6 MIJË TIFOZË NË KRAH/ Vllaznia vë në jetë një kryevepër, por në Reikjavik tani duhet një mrekulli

F.autor

Juventus/ Polemikat mbi sistemin VAR, Allegri reagon pas episodit ndaj Torinos

Q.Autor

Leave a Comment