Futboll Sport

PRITET ZYRTARIZIMI/ Klubi i Berlusconit dhe Gallianit mbyll vitin para kohe, kthehet të luajë në 2022. Motivi

Autoriteti shendetesor i Brianza-s, “Ats Brianza” ka vendosur të ndalojë të gjitha aktivitetet e skuadres se Monza-s deri më 29 dhjetor, pra duke mbyllur keshtu vitin 2021.

Skuadra e drejtuar nga Giovanni Stroppa dhe me president Silvio Berlusconin dhe administrator Adriano Gallianin, ishte bllokuar tashmë nga autoritetet shëndetësore për shkak të pesë lojtarëve që rezultuan pozitivë me Covid ditët e fundit.

Arsyeja pse Liga e Serisë B kishte vendosur zyrtarisht ta shtyjë ndeshjen kundër Beneventos për një datë të mëvonshme. Prandaj grupi i ekipit qëndroi në izolim deri më 21 dhjetor dhe më pas priti vendimet lokale të ATS për dritën jeshile.

Por, autoriteti shëndetësor i Brianza-s, pasi kontrolloi tamponët e bëra dje nga ekipi dhe stafi teknik, vendosi të bllokojë më tej aktivitetin e Monzës.

Arsyeja? Duket se numri i pozitivëve është rritur ndjeshëm. Sipas asaj që raporton Sky, pritet vetëm statusi zyrtar për këtë vendim që tashmë duket i pashmangshëm. Prandaj, ekipi do të duhet të zgjasë izolimin në shtëpi të anëtarëve. Në këtë mënyrë kampionati i Serisë B mund të shohë shtyrjen e dy ndeshjeve të tjera.

Me masën parandaluese të marrë ndaj Monzës, skuadra e Brianzas do të duhet të mungojë në dy ndeshjet e radhës në Serinë B kundër Perugias të planifikuar për në 26 dhjetorin e ardhshëm dhe kundër Reggina më 29 dhjetor.

Prej asaj dite do të priten dispozita të reja që Monza të kuptojë nëse skuadra e Stroppa do të mund të rikthehet sërish në fushë.

Ndërkohë, pritet vetëm vendimi përfundimtar për shtyrjen e dy ndeshjeve të ardhshme të Monzës.

Një vendim që gjithsesi i përket Ligës së Serisë B, e cila gjatë takimit të planifikuar për nesër mund të vendosë edhe shtyrjen e plotë të dy xhiros së ardhshme të kampionatit. Situata e përgjithshme epidemiologjike në fakt në këtë moment nuk do të lejonte vazhdimin normal të turneut.

Related posts

Taulant Xhaka nuk ndalet, shënon super-gol ndaj Young Boys

Sadik.Autor

Arabia Saudite e shpërblen Salahun me tokë në Mekë

Sadik.Autor

PO BËHET VIRALE/ Rrjetet sociale kryqëzojnë Dybala: Dy gabime që nuk fal tek Lazio-Juventus (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment