Futboll Kategoria Superiore Sport

REALIZOI SUPER GOL NDAJ EGNATIAS/ Berisha: Jemi të dënuar për të fituar, nuk bëj garë me Mensah

Elvi Berisha vazhdon të jetë një protagonist absolut me Skënderbeun. Sulmuesi i korçarëve sot shënoi golin e rezultatit 2-0 ndaj Egnatias, duke konfirmuar formën e mirë që po kalon.

Duke folur për “SuperSport”, pas sfidës ai nuk ngurroi ta cilësonte një nga golat më të bukur të karrierës.

“Ishte një nga ndeshjet më të mira tonat. E pritëm kundërshtarin lart, zbatuam detyrat me përpikmëri dhe ishim si të dënuar për të marrë tre pikët.

Me Mensah ndjehemi mirë, kemi kombinua mirë. Në ndeshjet e fundit kemi shënuar edhe unë edhe ai, kështu që ndjehem mirë. Nuk kemi garë, mendojmë gjithmonë për të mirën e ekipit të dy, kush do shënojë më shumë, aq më mirë është për ekipin dhe veten tonë.

Nata e sotme ishte e mrekullueshme në të gjitha aspektet, edhe goli ishte ndër golat më të bukur të mi dhe shpresoj që të vazhdojmë kështu”, tha Berisha.

Related posts

Dridhen tek Barcelona, sulmuesi francez i vendos kushte katalanasve

Sadik.Autor

Tre pikë të arta, Grezda mund Rijekën dhe arrin zonën europiane në Kroaci

Q.Autor

FORMULA 1/ Mercedes dominon provat e lira në Belgjikë, Ferrari si “karrocë”

Delo.autor

Leave a Comment