Futboll Kategoria Superiore Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Tirana mbyll vitin në krye. Ja situata e skuadrave pas javës së 15…

Java e 15 ishte e fundit për këtë vit kalendarik me skuadrat pretendente që u përballën me njëra tjetrën në rrugën për titullin kampion.

E enjtja në kampionat rezervonte tre ndeshje mjaft interesante. Engatia i dha fund krizës, ku mundi në transfertë Teutën me rezultatin 1-2. Ironia qëndron se ish-lojtari i durrsakëve Artur Magani shënoi dy gola duke i dhënë fitoren rrogozhinasve.

Vllaznia-Kukësi ishte një duel direkt mes pretendentëve, ku skuadrat u ndalën në një barazim 1-1. Protagonist në këtë sfidë ishin portierët e të dyja skuadrave. Shkodranët nuk arritën të afroheshin me kreun, por gjithsesi mbeten në garë për titull.

Në darkë ishte qershia mbi tortë. Derbi i kryeqytetit Partizani-Tirana kishte gjithçka brenda. Adrenalinë, penallti të ekzekutuara për së dyti. Tirana triumfoi në minutën e 100 dhe shkëputet me 5 pikë nga vendi i dytë.

Skuadra që përfitoi më shumë ishte Tirana sepse dueli direkt i rivalëve të saj përfundoi në barazim duke bërë që bardheblutë të vazhdojnë shkëputjen në vendin e parë.

E mërkurë

LAÇI- KASTRIOTI 2-0

9’, 84’ R.Lushkja

DINAMO- SKËNDERBEU 0-0

E enjte

TEUTA- EGNATIA 1-2

78’Gjorgiev/ 45+7’, 66’ Magani

VLLAZNIA- KUKËSI 1-1

8’ Latifi/ 70’ Puntus

PARTIZANI- TIRANA 1-2

86’ Zhunior/ 27’ Pergjoni, 100’ Xhixha

RENDITJA

Related posts

Artan Hoxha: E pata thënë në 7 shkurt, Vllaznia bie nga kategoria pasi Don Duka fitoi zgjedhjet

Sadik.Autor

Po shkëlqen në KROACI/ Kastrati: NUK dua KOSOVËN dhe SHQIPËRINË sepse…

Isa.Autor

I PAPËRMBAJTSHËM/ Ylli Benzema përfiton nga gafë amatore dhe ndëshkon Celta Vigo-n (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment