Futboll Sport

REZULTATET NË SUPERIORE/ Largimi i Maganit, zbulohen kandidatët për kreun e pankinës së Egnatias

Në Rrogozhinë presin një zgjedhje të mirë në lidhje me drejtimin e skuadrës. Që të gjithë do të bëjnë më të mirën e mundshme në përzgjedhjen e trajnerit të ri. Duke parë ecurinë mendohet të arrihet perfektja në drejtimin e skuadrës. Klubi pas mbylljes së bashkëpunimit me Gugash Maganin mendon për të tjerë emra në tërësi. Megjithatë, ka plot emra që po përmenden për të marrë drejtimin e stolit të skuadrës.

EMRAT – Përmenden shumë emra, si Shpëtim Duro, Ernest Gjoka, Edi Martini, Armando Cungu e Juljan Ahmataj në emër të klubit rrogozhinas si alternativa për stolin tek Egnatia. Bisedimet janë të shumta rreth trajnerit. Mbetet që kandidatët të mendojnë më të mirën e mundshme në ecurinë e klubit dhe vendosjen përfundimtare. Shpresohet maksimumi që dhe pankina të zërë vendin e duhur siç pritet.

Pas kontakteve, që të gjithë do të bisedojnë me presidentin e të zbardhin CV e tyre në pritshmëritë që kanë. Java e dytë për fazën e dytë sapo ka nisur dhe çdokush mendon më të mirën e mundshme. Me Egnatian që është debutuese ka mendim që të vijohet me pozitivitet dhe të arrihet aty ku nevojitet, duke qenë se investimi është madhor në tërësi.

Të tjerë emra mbeten italianë si trajner e përgatitës atletikë që kanë shprehur interes në të gjithë klubin e elitës. Pritet të mendohet më e mira që çdokush të arrijë objektivat që janë vendosur që në fillim.

SEANCA – Pas largimit të Maganit stafi i mbetur Thartori – Ballhysa e këshilltari i presidentit, Përparim Daiu, po stërvitin skuadrën në Durrës. Në dobi të javës anti-Tirana mendohet që të bëhet kthesa e madhe. Skuadra është e plotë dhe do të bëjë çdo gjë që të jetë aty ku duhet. Gjithçka po shkon mirë.

Besimi është i madh duke parë përbërjen në tërësi. Edhe tifozët besojnë se klubi ka reaguar në mënyrën e duhur dhe të jetë në elitë gjithmonë. Deklaratës së Maganit klubi i është përgjigjur në tërësi me qetësi pa shumë ndikim si ajo që peqinasi tha, po asgjë nuk ndryshonte dot udhën në vijim.

“Nuk mund të japim asnjë shpjegim më shumë. Trajneri që na drejtoi, Magani, mund të flasë gjithçka. Ne si klub mendojmë vetëm për Tiranën. Na duhet kthesa e asgjë më shumë. Seancat vijojnë normalisht pa problem. Ju falënderojmë për interesimin tuaj”, ishte reagimi i klubit të Egnatias.

Related posts

DUELI NË CHAMPIONS/ Man United-Juventus: Ja numrat dhe kuriozitetet e përballjes

Isa.Autor

TJETËR BEFASI NË EUROPË/ Leicester turpëron me “MANITA” Manchester City

Delo.autor

MERKATOJA E JANARIT/ Juventusi i papërmbajtshëm, në sulm për yllin e Milanit dhe të Calgiari-t…

Delo.autor

Leave a Comment