Futboll Seria A Sport

MERKATO E JANARIT/ Jo vetëm Juventus e Milan, tani edhe Interi hedh sytë te ylli i Serie A…

Prej javësh përflitej si një përforcim për Milanin, Juven, por edhe për ekipet angleze. Tashmë, për Dushan Vlahoviçin është gati të futet në valle edhe Interi.

Zikaltrit kanë një nga sulmet më të mira të Serisë A, por nuk duan të humbasin shansin për t’u përforcuar dhe rinovuar, sidomos nëse shohim moshën e Xhekos.

Zikaltrit kanë raporte të shkëlqyera me presidentin e Fiorentinës, Komiso, dhe mund të përfitojnë për të blerë Vlahoviçin me kushte të favorshme.

Serbit i skadon kontrata pas një viti dhe nuk pranon të rinovojë, çka detyron klubin vjollcë ta shesë për të mos e humbur falas në vitin 2023. Thuhet se Juvja ka ofruar 50 milionë euro, por kampionët e Italisë janë gati të sfidojnë bardhezinjtë.

Related posts

PËSOI SULM NË ZEMËR DY MUAJ MË PARË/ E pabesueshme çfarë vendimi merr tani Casillas (FOTO)

Delo.autor

KRIZË E THELLË TEK INTERI/ Wanda Nara thur elozhe: Ti je një nga ata kapitenë që…

Delo.autor

ASKUSH SI AI/ Ish-trajneri i Real Madrid shkruan historinë në Meksikë, me buxhetin e tretë më të pasur

Delo.autor

Leave a Comment