Futboll La Liga Sport

RRËFEN FËMIJËRINË E TIJ/ Braithwaite: Pyesja veten nëse babai më donte me të vërtetë

Martin Braithwaite, sulmuesi i Barcelona-s, ka marrë pjesë në një dokumentar të bërë nga 433 dhe Lucky Mental, në të cilin ka rrëfyer shumë aspekte të lidhur me fëmijërinë e tij.

Lojtari ka folur për marrëdhënien me babanë e tij, shpesh shumë i ashpër, aq sa e ka bërë të dyshojë për dashurinë kundrejt tij.

Danezi ka rrëfyer sa kërkues ka qenë babai i tij me të që në një moshë të vogël:

“Ia kam thënë shumë herë, por ai ka qenë gjithmonë i ashpër për mua, isha vetëm një djalosh dhe i bënte gjërat më të komplikuara”, ka thënë Braithwaite.

“Kur babai yt është i ashpër me ty, fillon t’i bësh pyetje vetes dhe unë shpesh kam pyetur veten: ‘A i pëlqej vërtetë? më do? Jam djali i tij, megjithatë…’. Nuk është e lehtë të përballesh me një situatë të tillë”.

Futbollisti ka shpjeguar edhe se babai i tij e kishte këtë qëndrim të ashpër kundër tij për ta shtyrë të bëhej i pavarur dhe të jepte gjithmonë maksimumin.

Related posts

ANALIZA NGA MOURINHO/ Ja si do luaja unë ndaj Kroacisë

Delo.autor

Grima dhe Rrahmani optimistë: Ndaj Bjellorusisë për fitoren e parë

Sadik.Autor

MOTO GP/ Hapen dyert, 100 mijë tifozë për garën e lamtumirës të “Doktor” Rossi

Delo.autor

Leave a Comment