Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ LAÇIT/ Shehi: Ndeshje e vështirë. Presioni? Nuk ndikohemi, por kundërshtarët…

Në vigjilje të sfidës së nesërme ndaj Laçit në transfertë, në orën 13:45, e vlefshme për ndeshjen e fundit të javës së 13-të në Kategorinë Superiore, përpara mediave është shfaqur trajneri i Tiranës, Orges Shehi, i cili ka analizuar këtë takim të rëndësishëm për bardheblutë e kryeqytetit:

Laçi – “Ndeshje me shkallë vështirësie të lartë, Laçi ka ekip të mirë, ka lojtarë cilësorë dhe në javët e fundit ka bërë shumë mirë. Kundërshtari ka pikë më shumë në krahasim me fillimin e fazës së parë. Është ndeshje e vështirë, për shkak të cilësisë, ndryshimit dhe pikëve që ata kanë marrë.”

Gjendja e skuadrës – “Gjendja e skuadrës është e mirë, jemi stërvitur me përqendrim shumë të madh. Nuk kemi rikuperuar Xhixhën dhe Përgjonin, të tjerët janë të gatshëm.”

Presioni – “Nuk ndikohemi nga presioni, kundërshtarët kanë punën e tyre, por jemi të përqendruar vetëm te ajo që bëjmë ne. Në krahasim nga faza e parë, kemi bërë më mirë në 3 ndeshjet e para, kemi marrë 7 pikë.”

Rivalët direkt – “Laçi është një rival i joni sa i përket cilësisë së skuadrës. Është me e lehtë të luash përballë rivalëve direkte, pasi ata luajnë futbollin e tyre. Problem do të jetë vetëm nëse nuk japim çfarë kemi.”

Përqendrimi – “Nuk mendoj se duhet të kemi vetëkënaqësi, na presin shumë ndeshje. Është e vështirë të krijosh diktatin, por ne kemi bërë mirë. Nuk duhet të humbim asnjëherë përqendrimin dhe vlerësimin për kundërshtarin.”, përfundoi Orges Shehi.

Related posts

REAL MADRID PROJEKTON TË ARDHMEN/ Po shkëlqen tek Flamengo, Perez piketon talentin brazilian…

Delo.autor

ZYRTARE/ “Demi” Lautaro rinovon kontratën me Inter deri në vitin 2026, anulohet klauzola. Ja detajet e akordit

Delo.autor

E PABESUESHME/ Publikohet lista e Belgjikës, ku është Adnan Januzaj?

Sadik.Autor

Leave a Comment