Futboll Kategoria Superiore Sport

TEUTA-KUKËSI/ Longo thumb për kurbinasit: Të ketë korrektesë me Tiranën

Kukësi sfidon ditën e sotme Teutën në “Elbasan Arena”. Verilindorët kërkojnë patjetër tri pikët dhe të lënë pas humbjen me Laçin. Duket se trajnerit Diego Longo i “djeg” akoma mënyra se si u mundën në fushë. Në prononcimin e tij para ndeshjes, italiani shpreson që të mos ketë më gabime të tilla nga arbitrat, duke listuar edhe rastet kundër ekipit të tij.

“Situata është si zakonisht. Vazhdojmë të punojmë për t’u rritur dhe për të marrë sukseset tona, por humbja ndaj Laçit më është dukur disi e çuditshme, sepse nuk kemi humbur në fushën e lojës, por nga situata të cilat nuk varen nga ne. Kjo është hera e tretë që në Kupën e Shqipërisë e kampionat na anulohet një gol i rregullt.

Duhet të ishte një ndeshje e mbyllur në barazim, por shpresoj që të mos kemi më gabime të tilla ndaj nesh”, u shpreh fillimisht Longo.

TEUTA – Sa i përket sfidës me Teutën dhe faktit që i ka mundur në ndeshjen e parë, Longo nuk dëshiron të luajë për hakmarrje, por thjesht të marrin tri pikët. “Ne nuk e njohim fjalën ‘hakmarrje’. Kërkojmë gjithmonë tri pikët në fushën e lojës. Teuta është kampione në fuqi dhe si e tillë është skuadër e fortë, por objektivi ynë i vetëm mbetet fitorja.

Ka ndryshuar disi pas largimit të Martinit, por duhet kohë për t’i parë ndryshimet e reale me Arapin. Megjithatë, te Teuta është kthyer dëshira për lojë, forca si grup, gjë që e ka karakterizuar kampionatin e kaluar dhe që sot shihet nga jashtë. Kanë fituar bashkë të gjithë si grup ndaj dhe Arapi trajner mbetet një pikë e fortë për ta.

Fitorja gjithmonë është detyrë. Edhe në stërvitje, në një minindeshje kontrolli kur luajmë duam të fitojmë. Jo më kur bëhet fjalë për ndeshje zyrtare, si ajo ndaj Teutës”, vijoi më tej italiani i pankinës së Kukësit.

RIVALËT – Në lidhje me ndeshjen midis dy rivaleve, Laçi dhe Tirana, që përballen midis njëra-tjetrës, Longo preferon të shohë ekipin e tij, ndonëse i “ngacmon” paksa me thumbimet e tij.

“Në fakt, nuk është se presim ndonjë gjë të madhe. Vetëm të ketë korrektesë mes të dyja skuadrave apo dhe ndaj ndesh kur luajmë ndaj Laçit e Tiranës. Shpresojmë që të mos fillojnë të hedhin sende në fushën e lojë, gjë që është e turpshme, megjithëse jam i bindur që do ta bëjnë. Por, në tërësi nuk pres asgjë nga skuadrat në fushë. Shoh vetëm ekipin tim”, u shpreh më tej Diego Longo.

OBJEKTIVI – Në lidhje me ndeshjet e fundit të vitit, Longo pohon se duhet t’i marrin ndeshjet me radhë dhe t’i fitojnë. “Deri në fund të vitit do të bëjmë detyrën tonë.

T’i marrim ndeshjet me radhë dhe të fitojmë e të rikuperojmë sa më shumë. Kjo është ajo që pritet nga ne e më pas të kthehemi të fortë në fushën e lojës kur të luajmë në stadiumin tonë”, përfundoi prononcimin e tij italiani i Kukësit.

Related posts

NUK HEQ DORË NGA IDEJA PËR TALENTIN/ Borussia luan kartën e fundit, ja si po përpiqet ta mbajë Haaland…

Delo.autor

I REALIZOI DOPIETË TIRANËS NË MIQËSORE/ Bledar Lila: Do sakrifikoj për Egnatian

Delo.autor

PARA NDESHJES CHAMPIONS/ Tirana bëhet gati për në stadium, ja çfarë vendos stafi për Hoxhallarin

Delo.autor

Leave a Comment