Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ PRISHTINËS/ Vllaznia bën gati planin, para Tiranës mat forcat me kampionët e Kosovës

Konfirmohet axhenda për miqësoren e parë të vitit 2022. Vllaznia-Prishtina do të luhet më 9 janar në stadiumin “Loro Boriçi”, duke qenë një para ndeshjes së kampionatit me Tiranën, që do të zhvillohet më 15 janar.

Që prej ndeshjes së fundit me Kukësin në Shkodër, Vllaznia ka marrë pushimet, teksa të gjithë futbollistët e huaj në ekip, përfshi edhe trajnerin Brdariç, janë larguar pranë familjeve për të kaluar festat e fundvitit. Stafi ka lajmëruar lojtarët se duhet të jenë në Shkodër më 3 janar 2022 për të rinisur përgatitjet. Edhe kjo periudhë e këtij fundviti nuk do të jetë pushim total për futbollistët, pasi stafi i ka dhënë secilit një program individual, në mënyrë që të mos abuzojnë për festat dhe të vijnë në Shkodër mbipeshë.

Më 4 janar pritet që skuadra të udhëtojë drejt Ulqinit në Malin e Zi, aty ku do të zhvillojë për rreth një javë nga dy seanca në ditë.

Related posts

NË KËRKIM TË NJË SULMUESI/ Fiorentina gati të kthejë në Serinë A ish-lojtarin e “Kuqezinjve”…

Delo.autor

KUPA E AMERIKËS/ Humbja e Argjentinës, shihni golat e Kolumbisë (VIDEO)

Delo.autor

SPEKTAKËL NË BUNDESLIGA/ Bayern Munich nuk përmbahet, shkatërron Bochum në 43 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment