Futboll Kategoria Superiore Sport

LUFTA PËR TITULLIN KAMPION/ Ja pse Tirana mund të jetë surpriza e Superiores

Tirana është sot 14 pikë larg kreut, por duket se Orges Shehi ka kthyer qetësinë në një ekip që para disa javësh kishte humbur busullën. Me pesë pikë më pak se sezoni i shkuar te Tirana nuk flasin për mrekullinë e titullit, pasi janë pas, por duket se fati po shkon në krahun e tyre.

Fitorja e marrë me Apoloninë dhe qetësia që solli në ekip, duket se kanë sjellë optimizëm. Sigurisht, mungojnë pikët, por ky është problem në plan të dytë. Tirana e rëndësishme është që u kthye te fitorja. Edhe sulmuesi kryesor që bardheblutë kanë investuar shumë ia doli të tundë rrjetën.

Bëhet fjalë për Taulant Seferin. Paratë janë hedhur për të që sjellë golat. Një tjetër fakt që bën të mendosh se Tirana do të ecë është edhe kthimi i dy shtyllave të sezonit të shkuar, Jurgen Çelhaka dhe Elton Kale. Të domosdoshëm në fushë bëjnë që grupi të jetë i plotë dhe Shehi të flejë më qetë. Tirana nga ana tjetër të gjithë i sheh nga poshtë dhe nuk ka asnjë presion që duhet të arrijë titullin.

Thjesht duhet të shohë rrugën e saj dhe e ka shumë të lehtë për të prekur Europën. Në fund dhe më kryesorja. Tirana është nga ato ekipe që dinë të marrin veten. Mund t’ia dalin në çdo moment nga balta. E bënë sezonin e shkuar, duke u shpallur kampionë. Nuk kanë përse të mos e bëjnë këtë sezon, minimumi duke shkuar në Europë, ndërsa titulli do të ishte magjik.

Related posts

JEP LAJMIN E KEQ PËR REAL MADRID/ Al-Khelaifi i bindur: Jam 200 për qind i sigurt se Mbappe…

Delo.autor

TRIUMFON NË JAPONI/ Barcelona merr fitoren e parë, mund Iniestën

Delo.autor

MBI AKORDIN JUVENTUS-ICARDI/ Allegri thotë “po”: Ja formula e kthimit të bujshëm në Serinë A

Delo.autor

Leave a Comment