Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ VLLAZNISË/ Kthesa e Dinamos fillon që nga grumbullimi, “nëndetësja” zhvendoset pranë bregdetit

Blutë janë të përqendruar te ndeshja e nesërme me Vllazninë, që do të luhet në “Elbasan Arena”, në 19:45. Pas gabimeve të njëpasnjëshme në kampionat, do të kërkohet kthesa dhe dalja nga kriza, por është e qartë se nuk do të jetë aspak e lehtë.

Trajneri Bledi Shkëmbi dhe stafi i tij janë mundur ta ngrenë sadopak psikologjikisht skuadrën dhe ta përgatisin atë si duhet për të përballuar shkodranët. Sot do të jepen udhëzimet e fundit dhe do të fiksohet edhe formacioni, ku ka pak dilema pas rikthimit të Aleksandar Isaevskit në krahun e majtë të mbrojtjes. Skuadra do të grumbullohet në Durrës dhe ndoshta do të ketë edhe një takim me presidentin Ardian Bardhi, që prej javësh nuk e ndjek ekipin nga stadiumi pas një problemi shëndetësor

Related posts

PROJEKTOHET DINAMO E RE/ Ja prapaskenat marrëveshjes mes dretuesve të rinj dhe italianëve

Delo.autor

BROJA BËHET ÇËSHTJE NË BEOGRAD/ Festimi me shqiponjë i sulmuesit bën “armik” pronarin serb të Southampton

Delo.autor

PRAPASKENA/ Kishte marrë ofertë nga Reali, si ylli i Liverpool refuzoi madrilenët pak muaj përpara finales

Delo.autor

Leave a Comment