Futboll Kategoria Superiore Sport

“SHKODRANËT” KËTË VIT JANË PËR TITULL”/ Gurishta: Kjo Vllazni ka më shumë kualitete se ajo e vjetshmja, por…

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, u ka bërë një përmbledhje 15 javëve të këtij sezoni, çka përkojnë edhe me mbylljen e vitit 2021. Ai e vlerëson si një vit mjaft të suksesshëm dhe shpreh besimin se Vllaznia ka objektiv titullin kampion dhe do të luftojë deri në fund për të qenë ajo fituesja. Ndërsa nuk harron të përmendë edhe Kupën, që gjithashtu mbetet një objektiv për shkodranët.

Si i vlerësoni këto 15 javë kampionat?

Pavarësisht renditjes momentale, unë do t’i shikoja pozitivisht këto 15 javë sepse ekipi, ndryshe nga fillimi, po tregon stabilitet në lojën e vet dhe kjo të bën të jesh shumë optimist për ecurinë.

Ju vjen keq që mund të kishit më shumë pikë?

Me pak më shumë përqendrim, duhet të kishim më shumë pikë, por gjithsesi nuk duhet ta kthejmë kokën pas dhe t’i qajmë pikët që kemi lënë, por të shohim përpara dhe t’i rikuperojmë ato pikë.

Në cilat takime mund të merrnit më shumë?

Janë disa ndeshje që jemi ndarë barazim dhe duhet t’i kishim marrë pikët e plota, si me Teutën, Skënderbeun, Egnatian apo Kukësin këtë javën e fundit.

Vlerësohet se kjo Vllazni është më e mirë se ajo e një sezoni më parë, por me pikë jeni 10 pikë më pak. Si e shihni ju këtë?

Unë e kam thënë që kjo Vllazni ka më shumë kualitete se ajo e vjetshmja, por nuk mjafton vetëm kualiteti që të jesh fitimtar. Gjithsesi, edhe pse jemi 10 pikë më pak se sezoni i kaluar në këto 15 javët e para, mendoj se kemi mundësi t’i rikuperojmë ato.

Mendoni se Vllaznia ka nevojë për ndërhyrje në merkato?

Çdo ekip ka nevojë për ndërhyrje në merkato, pavarësisht klasifikimit, ashtu siç edhe ne mund të kemi nevojë për ndonjë lojtar cilësor, por gjithsesi me këto merren drejtori sportiv dhe drejtues të tjerë të klubit. Ata e dinë më mirë se ku ka nevojë skuadra për përforcime.

Si e shikoni vazhdimësinë e Vllaznisë në pjesën e dytë të sezonit?

Me pak më shumë fat unë e shikoj një Vllazni shumë më të fortë.

Titulli është ende si objektiv?

Pa diskutim që është një objektiv yni, sepse e shikojmë që i kemi mundësitë, pavarësisht 8 pikëve diferencë.

Po Kupa?

Kemi shumë mundësi të mirë të përsërisim suksesin e kaluar në Kupën e Shqipërisë dhe kam shumë besim që do ta bëjmë një gjë të tillë.

Viti që po mbyllet mund të quhet i suksesshëm për skuadrën tuaj?

Këtë vit normalisht që do ta quaja të suksesshëm. Kjo, sepse kemi fituar trofeun e Kupës së Shqipërisë, dolëm nënkampionë në kampionat dhe gjithashtu kaluam një tur në Europë. Mendoj se ka qenë një vit i mirë për ne. Shfrytëzoj mundësinë që të uroj të gjithë shkodranët dhe shqiptarët kudo janë duke i uruar që viti që vjen të jetë më i mbarë se ky i kaluari.

Related posts

TRIUMFOJNË NDAJ “DEMAVE”/ Luftëtari kualifikohet në gjysmëfinale pas 37 vitesh

Delo.autor

NGA PUYOL TEK PRESIDENTI ARGJENTINAS/ Bota “shenjtëron” Messin, ja mesazhet (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

DOPIETA NDAJ UDINESES/ Shikoni klasin e Kean në një prekje topi (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment