Futboll Sport

Gjyla: Ankohet Partizani? Po Lushnja sa kohë ka pa fituar penallti

Trajneri i Lushnjes, Ilir Gjyla, foli pas ndeshjes së barazuar me Partizanin. Rezultati 1-1 nuk pritej nga askush, por numri një i stolit kishte besim se skuadra e tij do të ia dilte me sukses të plotë. Tekniku lushnjar flet dhe për rastet e diskutuara dhe gabimet e gjyqtarëve kundrejt Lushnjes. Numri një i stolit vë gishtin te gabimet e gjyqtarëve kundrejt ekipit të tij.

Barazimi – “Unë kam 4 javë që punoj dhe skuadra ka marrë per mire nga ndeshja në ndeshje dhe po vjen aty ku dua unë. Sot ishte edhe fati me ne. Penalltinë e Partizanit nuk e pashë mirë se isha larg por ne kemi gjithë kampionatin që s’marrim penallti dhe kjo ishte e para”.

Pretendimet e Partizanit – “Na janë humbur dy penallti në Shkodër. Sa për takimin e sotëm mund të them se kemi luajtur çdo ndeshje por sot morëm pikë. Gabuam pak mbrapa dhe pësuam. Më vjen mirë që pikët i kemi marrë siç i kërkojmë. Penalltia e Lushnjes ishte e qartë”.

Projekti – “Kemi disa futbollistë që deri tani më kanë bindur dhe jemi në rrugë të mbarë për atë që kemi nisur. Unë mendoj se duhet të shohim në disa gjëra të tjera siç është fusha dhe nëse bëhen këto përmirësime them se do të ecim. Nuk e kemi vetëm ne trajnerët në dorë çdo gjë pasi një rol të rëndësishëm ka edhe infrastruktura”, u shpreh Gjyla pas ndeshjes

Related posts

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Ylli i Milanit do të rinovojë deri në 2026. Ja futbollistët që pritet ta pasojnë…

Delo.autor

Neymar te Real Madrid? Më në fund vendos presidenti Al Khelaifi…

Sadik.Autor

LIVE/ Nis sfida mes Juventus dhe Napolit

Delo.autor

Leave a Comment