Futboll Sport

“SHPËRTHEJNË” tifozët e Chelsea-t: Ktheni Brojën, më i madh se Lukaku

Armando Broja shënoi në sfidën ndaj Brightonit golin e tretë në Premier League me fanellën e Southamptonit. Performancat e 20-vjeçarit shqiptar kanë tërhequr vëmendjen e tifozëve të Chelsea-t, klub që ka në pronësi kartonin e sulmuesit.

Broja është shndërruar idhull në “Saint Mary Stadium”, ndërsa fansat e bluve të Londrës janë të zhgënjyer që një si Romelu Lukaku, që ka kushtuar më shumë se 115 milionë euro, nuk po shfaqet aq klinik sa sulmuesi keqezi, të cilin drejtuesit e Chelsea-t e huazuan që t’i jepnin mundësinë për të fituar përvojë në elitën e futbollit anglez.

Në humbjen 3-2 të Chelsea-t ndaj West Ham United, si Kai Havertz ashtu edhe Romelu Lukaku bënë paraqitje poshtë pritshmërive dhe iu desh të shënonin Thiago Silva dhe Mason Mount.

Armando Broja, i cili po shkëlqen si me Southamptonin ashtu si në Kombëtaren Shqiptare, mund të jetë “ylli” i radhës tek i cili do të mbështetet trajneri Thomas Thuchel. Tifozët e Chelsea-t që tani kanë nisur t’i kërkojnë trajnerit gjerman që të kthejë sa më parë Brojën, madje mundësisht që në janar. Më poshtë disa nga reagimet (shumë prej të cilave me ironi) e tifozëve në bluve të Londrës në Twitter;

@ProphetChijioke: “BROJA duhet të merret në janar dhe Lukaku të ulet në stol”

@CFC_Matt: “E lamë Brojën të huazohej dhe mbajtëm Werner dhe paguam 100 milionë për Lukakun…”

@BulgarianCF: “Unë do të merrja Broja para Lukakut në çdo ditë të javës.”

@_ksante: “Armando Broja pa papërvojë, të cilin e dërguam në huazim vetëm për të blerë eksperiencën e Romelu Lukakut, ka të njëjtin numër golash si Romelu Lukaku këtë sezon, në më pak minuta.”

@sidelinestawry: “Bin Lukaku, ktheni Brojën në shtëpi.”

@FullBackMaestro: Anuloni huazimet e Brojës dhe Gallagher dhe kthejini sa më shpejt! Broja ka të njëjtin numër golash ​​si Lukaku.”

@Jhovan: “Broja > Lukaku”.

Related posts

Bale vendos të japi disa sinjale të reja për skuadrën në Kinë

Sadik.Autor

“U rrita në mes të grurit dhe deleve, babain e kam nga Shqipëria”/ Rrëfimi emocionues i presidentit të Steauas

Delo.autor

Cikalleshi debuton në Turqi, skuadra e tij triumfon pastër në shtëpi

Isa.Autor

Leave a Comment