Futboll Premier League Sport

“SHPËRTHEN” KUNDËR PREMIER LEAGUE/ Henderson: Askush nuk mendon për ne

Kapiteni i Liverpool-it, Jordan Henderson, kundërshton Premier League dhe zgjedhjen për të vazhduar të luhet gjatë periudhës së Krishtlindjes, pavarësisht përshkallëzimit të rasteve me Covid-19 në Britaninë e Madhe.

“Jam i shqetësuar, – thotë lojtari i ‘Reds’ në një intervistë për BBC, – askush nuk e merr seriozisht mirëqenien e lojtarëve. Unë nuk mendoj se njerëzit mund ta kuptojnë se sa intensive është pandemia derisa ta përjetojnë në kurrizin e tyre.

– Futbolli për ne është gjithçka, duam të jemi në gjendje të performojmë në nivelin më të lartë sa herë që futemi në fushë. Për fat të keq në këtë periudhë është e vështirë ta bëjmë këtë. Ka disa vite që është kështu dhe ka qenë e vështirë, por më pas, për më tepër, vjen Covid-19 dhe bëhet akoma më e vështirë dhe keq”.

Liverpool-i do të luajë pesë ndeshje në dy javë: “Ne duam të luajmë, por jam i shqetësuar për mirëqenien e lojtarëve. Askush nuk na merr seriozisht, veçanërisht në këtë periudhë me Covid. Ne do të përpiqemi të kemi bisedime të thelluara dhe të mbajmë një qëndrim në të ardhmen, por për momentin nuk mendoj se lojtarët marrin respektin që meritojnë. Dikush duhet të jetë në gjendje ta thotë në mënyrë të pavarur se në realitet kjo nuk është e drejtë për mirëqenien e lojtarëve”.

Related posts

“NË KËTO NDESHJE SHIHEN LOJTARËT E VËRTETË”/ Rrahmani: Ja çfarë ka ndryshuar me Spalletti-n

Delo.autor

STATISTIKA PREJ FILLESTARI/ Ronaldon e kryqëzojnë në Angli për paraqitjen me Leicester

Delo.autor

BAJERNI GODET SËRISH NË MERKATO/ Pranë akordit me sulmuesin e Gjermanisë në Botëror

F.autor

Leave a Comment