Futboll La Liga Sport

Katër lojtarët kyç që ndikuan në suksesin e Barcelonës

Barcelona ka bërë një sezon fantastik, pasi ka ngritur dy trofe, titullin në kampionat dhe Kupën e Mbretit. Gjigantët katalanas janë deri tani të pamposhtur në Ligë dhe pse u kanë mbetur dy ndeshje para se të mbyllin edicionin 2017-2018. Blaugranët kanë përformuar mirë si ekip, por në rrugën drejt titullit, katër lojtarë në veçanti kanë dhënë kontributin më të madh në këtë sukses. Cudditërisht, asnjë mesfushor nuk ka bërë përshtypje aq sa duhet për të merituar një notë të mirë për këtë sezon.

Lionel Messi, Luis Suarez, Jordi Alba dhe portieri Marc-Andre Ter Stegen janë vlerësuar si lojtarët që kanë dhënë më shumë për arritjen e dy objektivave, Kupë dhe Kampionat.

Lionel Messi, Gola: 34, Asiste: 12

Sulmuesi argjentinas vazhdon të jetë lojtari kyç i Barcelonës edhe për këtë sezon që është dy ndeshje drejt fundit në La Liga. “Pleshti” shënoi rekordin e radhës, duke shënuar 34 gola deri më tani dhe ka dhënë 12 asiste, shumë pranë çmimit “Pichichi”.

Luis Suarez, Gola: 24,Asiste: 10

Në ndihmë të tij është gjithmonë shoku i tij, uruguaiani, Luis Suarez. Sulmuesi 31-vjeçar është shumë i përfshirë në lojën e ndërtuar ng Valverde dhe e ndihmon Barçën që të shënojë gjithnjë. Ai ka dhënë 10 asiste këtë sezon dhe ka shënuar 24 gola. Pas largimit të Neymar, as dëmtimi në mes të sezonit nuk e kanë ndalur formën e mirë të Suarez, i cili ka formuar një sulm të frikshëm me Messin.

Jordi Alba, Bllokime të topit: 62, Asiste: 8

Pasi Neymar u transferua te Paris Saint-Germain, trajneri Ernesto Valverde vendosi të luajë me formacionin 4-4-2. Jordi Alba ka shkëlqyer në rolin e tij duke larguar rrezikun nga porta e Ter Stegen. Mbrojtësi është i njohur edhe për lojën e tij sulmuese, pasi ka dhënë tetë asiste këtë sezon, dy për Messin dhe Suarez dhe të tjerat për shokët e skuadrës. Me këtë formacion, Barcelona ka qenë më e balancuar dhe ka më shumë stabilitet në aspektin mbrojtës.

Marc-Andre Ter Stegen, Pritje: 94, Nuk ka pësuar gol: 18

Gardiani gjerman ka qenë i jashtëzakonshëm këtë sezon. Falë paraqitjes së tij fantastike me fanellën e Barcelonës, 26-vjeçari është përfshirë në mesin e portierëve më të mirë në botë. Forma e tij dhe besimi që ka fituar tek aftësitë e tij, do të thotë se kombëtarja gjermane nuk duhet të frikësohet nëse Neuer nuk udhëton me ekipin në Rusi për Botërorin 2018.

Related posts

Refuzime pafund deri te “PO”-ja e madhe/ Greku Mihaj: Ju tregoj çfarë më bindi

Isa.Autor

DUELI PËR KREUN/ Partizani-Skënderbeu, supersfida e sulmeve më të mira

Isa.Autor

NGA “E PREMTJA” TEK “KËPUCA”/ Ja mbiemrat më të veçantë në botën e futbollit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment