Futboll Sport

STATISTIKA/ Bayern Munich tabu, Barcelona sheh fantazmat e 2000

Barcelonës i nevojitet një mrekulli për të fituar në Mynih. Skuadra e drejtuar nga Ksavi Hernandez do të kërkojë të mos i lërë asgjë rastësisë dhe do të kërkojë tri pikët që do t’i siguronin kualifikimin direkt për në 1/8 e finaleve në Champions pa pritur se çfarë do të ndodhë në Lisbonë, ku Benfika do të presë Dinamon e Kievit. Por, për të fituar në Mynih nuk do të jetë e lehtë.

Aq më shumë duke parë Barcelonën e këtij sezoni, që noton në ujëra të turbullta. E të mendosh që në Munih, Barcelona nuk ka fituar as në kohët e saj të arta ku në stol kanë qenë Pep Guardiola e më pas Luis Enrike. Pa harruar këtu humbjen 4-0 në kohën e Tito Vilanovës.

Në pesë takime të luajtura në Mynih mes dy ekipeve, Bajerni ka fituar 3 dhe barazuar 2 të tjerë. Në fakt, kjo është një traditë e klubeve spanjolle që gjithnjë kanë vuajtur në Gjermani. Vetëm Barcelona e Krojfit dhe e Guardiolës kanë mundur të barazojnë në Mynih. Më pas Van Gal, Luis Enrike e Vilanova kanë dalë të humbur.

Në sezonin 2014- 2015, Barça e Luis Enrikes mundej 2-3, por kualifikohej pasi kishte fituar 3-0 në “Cam Nou”, një humbje pa pasoja.

Krejt ndryshe ndodhte në sezonin 2012-2013 kur në krye të Barcelonës ishte Tito Vilanova. Barça shpartallohej me dy humbje 0-3 dhe 0-4. Ndërsa humbja e parë e Barcelonës në Mynih ishte nën drejtimin e Van Galit në sezonin 1998- 1999 me Bajernin që fitonte 1-0.

Dy vite më parë Barça e Krojfit barazonte 2-2 në stadiumin e vjetër të bavarezëve “Olympia stadion”. Në vitin 2009 Barça e Guardiolës barazonte 1-1 në gjysmëfinalet e Champions-it, teksa kishte fituar 4-0 në “Camp Nou”. Këtë herë misioni duket shumë më i vështirë.

MAKTHET E ELIMINIMIT
Mynihu është një “tokë për t’u pushtuar” për Barcelonën. Por, makthit me emrin “Bajern” për Barçën i shtohet dhe ai i eliminimit. Pas 20 vitesh kualifikime radhazi në fazën tjetër, Barcelona rrezikon të mbetet në klasë e të eliminohet që në grupe.

Nëse Barcelona nuk fiton në Mynih e Benfika fiton përballë Dinamos, Barça do të mbetej jashtë si 21 vite më parë. Në vitin 2000 është hera e fundit që katalanasit nuk kualifikoheshin për më tej. Asokohe në krye të ekipit ishte Lorec Serra Ferrer. Barcelona ishte në një grup me Milanin, Lidsin e Beshiktashin.

Në fund të 6 takimeve në grup Barcelona e mbyllte e treta me 8 pikë pas Milanit (11) dhe Lidsit (9). Vendi i tretë e çonte Barcelonën në Kupën UEFA. Asokohe nuk pati mrekulli. Nesër…

Related posts

FORMULA 1/ Tifozë me short, Spanja hap dyert për 1000 spektatorë

Delo.autor

KJO NUK PRITEJ/ Në janar, INTERI transferon SUPER yllin e CHELSEAS (DETAJE)

Isa.Autor

MORI GODITJE TË RËNDË NË NDESHJEN CHAMPIONS/ Ylli i Tottenhamit ikën nga stadiumi me paterica

Delo.autor

Leave a Comment